Veseli: Kuvendi, jo vendi ku do
të rrëzohet qeveria e Kosovës

Veseli: Kuvendi, jo vendi ku do<br />të rrëzohet qeveria e Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i bëri thirrje opozitës gjatë një konference për shtyp, për dialog të hapur brenda institucioneve të Republikës së Kosovës, për zgjidhjen e çdo problemi”.

Sipas tij Kuvendi nuk do të jetë vendi ku do të rrëzohet qeveria e Kosovës. “Seancat e kuvendit do të mbahen derisa koalicioni qeveritar dhe deputet kërkojnë që të vazhdohet,” tha ai.

Gjatë fjalës së tij Veseli,iu drejtua medias dhe deputetëve të opozitës me disa pyetje, duke deklaruar se ende opozita e ka të qartë qëndrimin  e saj ndaj republikës së Kosovës dhe flamurit shtetëror të Kosovës.

“Dua t’iu bëj  një pyetje kolegëve opozitarë që nuk pranojnë dialog se cili është qëndrimi i tyre. Ne nuk po e dimë qëndrimin e opozitarëve tanë. A e njohin Republikën e Kosovës, pyesni ata cili është qëndrimi, për flamurin shtetëror. A i njihni simbolet e Kosovës? A e njihni flamurin e Kosovës? A dëshironi Bashkim Kombëtar? A dëshironi që shteti i Kosovës të integrohet në Bashkimin Evropian dhe të ketë zhvillim ekonomik? Kur kemi kaq dilema të mëdha ndaj këtyre qëndrimeve substanciale si mund të shkojmë në një proces zgjedhor që nuk do të njihet në asnjë moment," u shpreh kreu i Kuvendit të Kosovës.

Sa i përket zgjedhjes së presidentit, Veseli tha se do të jetë një proces transparent, gjithëpërfshirës dhe i bazuar në kushtetutë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin