Qindra fansa morën pjesë në aktivitetin e përvitshëm të shfaqjes me kostume në San Diego, të frymëzuara nga karaktere të ndryshme filmash dhe superheronjsh, anime dhe figura të famshme reality-show, por dhe krijimtari të tyre me veshje të çuditshme. Për shumicën është një eksperiencë shoqërore si asnjë tjetër, ku mund të shfaqen të gjithë ndjesitë e fshehura të të gjithëve me shumë kreativitet dhe pa turp.

Mathew Tackett nga Dallas, shprehet se kjo është hera e parë që merr pjesë në një shfaqje të tillë dhe se i pëlqen për shkak të shumëllojshmërisë së kulturës që shpërndahet mes njerëzve që marrin pjesë, por dhe argëtimit dhe varianteve të ndryshme të transformimeve të figurave dhe superheronjve më të famshëm. Bazuar në emrin e Comik-Kon siç quhet në anglisht, bëhet fjalë për një konventë, megjithatë ajo është shndërruar në diçka shumë herë më të madhe, duke mirëpritur evente premierë dhe speciale për serialet televizive.

Studiot e filmave synojnë kush të ketë më tepër personazhë apo superheronj të imituar nga filmat e tyre dhe në konventët ku bashkohen sëbashku artistët dhe kultura e masave, ata luftojnë për audiencën në sallën ‘H’ që mban më shumë se 6 mijë fansa dhe nga ku regjizorët dhe aktorët tregojnë për planet e ardhshme të kinematografisë. Analise Smith shprehet se kjo është hera e 11-të e pjesmarrjes së saj në shfaqjen e kostumeve komike dhe beson se qëllimi origjinal i aktivitetit tërheq njerëz që vërtetë ëndërrojnë të jenë të paktën një herë në vit si heronjtë e tyre të preferuar.

Madje ka nga ata që mendojnë se ky është vendi ideal për t’u mësuar fëmijëve që është krejt normale të jesh dhe të sillesh çuditshëm, ashtu si ky pjesmarrës i quajtur Jason Duke, i cili ka sjellë të gjithë familjen e tij, bashkë me dy fëmijët dhe shprehet se kjo ndihmon këdo të ndihet mirë me veten pavarsisht problemeve të vogla që mund të kenë. Aktiviteti zhvillohet çdo vit, katër ditë rradhazi dhe tërheq më tepër se 125,000 njerëz në San Diego.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)