Princi William ka bërë publike për një arsye madhore problemet emocionale dhe ato të shëndetit mendor,që ka kaluar pas humbjes së nënës së tij, Princeshë Dajanës.
Në një dokumentar të BBC “A Royal Team Talk: Tackling Mental Health” princi ka treguar përjetimin e madh të kësaj humbjeje dhe për faktin se ishte ende një fëmijë.
“Besoj se të mbetesh jetim në moshë të hershme, në çfarëdo moshe, por sidomos në një të hershme, ndjen një dhimbje të madhe që nuk i ngjason asnjë dhimbjeje tjetër. Dhe e dini që në jetë, vështirë të përjetosh dhimbje më të madhe se ajo. Duhet të jemi të aftë të flasim për emocionet tona, sepse ne nuk jemi robotë. Është normale të flasim për shëndetin mendor dhe duhet të jenë normale edhe bisedat që bëhen për të.’ u shpreh princi.
Qëllimi i princit është ndërgjegjësimi se dhe meshkujt mund të përjetojnë emocione të forta dhe në ditët e vështira duhet të kërkojnë ndihmë hapur.