Princi dhe Princesha e Uellsit, Kate dhe William, kanë publikuar në rrjetet sociale kartolinën e tyre të Krishtlindjes, duke shfaqur një fotografi të çiftit me tre fëmijët e tyre në Norfolk.
Karta u postua në internet mesditën e sotme (19 dhjetor), tre orë pasi u zbulua se familja nuk do të merrte pjesë në drekën e sotme tradicionale të familjes mbretërore para Krishtlindjeve në Pallatin Buckingham.
Princi William dhe Kate thuhet se mezi presin të kalojnë kohë me anëtarët e familjes mbretërore si zakonisht në vilën Sandringham gjatë Krishtlindjes.
Imazhi i kartës tregon William dhe Kate në Norfolk, ku Anmer Hall u bë një strehë e sigurt për Princeshën ndërsa ajo u shërua nga kanceri në fillim të këtij viti.
“Duke ju uruar të gjithëve një Krishtlindje shumë të lumtur”, shkruhet në postimin e publikuar në rrjetet sociale.
Ndërkohë fjalët brenda kartës ishin “Ju urojm Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.”
Foto: Kartolina e Kate dhe William