TEPELENE- Një punonjës i burgut të Bënçës ëshët vetëvarur në ambientet e punës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.00 të ditës së sotme. 48-vjeçari, Bajram Sela, punonte si kaldaist në burgun e Bënçës, në Tepelenë, ku edhe është vetëvarur me një litar në kaldajë.
 
Menjëherë pas konstatimit të ngjarjes, zyra e informacionit të burgut ka njoftuar në komisariat.
 
Sipas policisë, pas analizës mjeko-ligjore nga ekspertët nuk është konstaruar asnjë shenjë dhune në trupin e viktimës.
 
Viktima nuk ka pasur probleme më parë, dhe dyshohet që shkaku i vetëvrasjes të jetë një depresioni çastit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)