Vetëvendosja pritet të dorëzojë
kallëzim për kryekomunarin Drenas

Vetëvendosja pritet të dorëzojë<br />kallëzim për kryekomunarin Drenas
Lëvizja Vetëvendosje, dega në Drenas, do të bëjë Kallëzim Penal ndaj zyrtarëve komunalë të Komunës së Drenasit.

Këtë Vetëvendosje e ka konfirmuar përmes një njoftimi për media, në të cilin nuk ka dhënë edhe shumë detaje se për çfarë rasti konkret bëhet fjalë.

“Nesër, më 27 tetor, në ora 13:00, asambleisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Sokol Bylykbashi do të dorëzojë në Prokurorinë Themelore, Rr. Luan Haradinaj (ndërtesa e ish-Bankës së Lubjanës), Kallëzim Penal ndaj zyrtarëve të administratës komunale të Komunës së Drenasit mbi keqpërdorimet e gjetura në raportin e auditorit”, thuhet në këtë njoftim për media.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot