Vetëvendosja: Të dalim në protesta
për bojkotim të produkteve serbe

Vetëvendosja: Të dalim në protesta<br />për bojkotim të produkteve serbe
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune, nëpërmjet një proteste, që të bojkotojnë produktet e Serbisë.
 
Me parullat: “Bojkoto produktet e Serbisë”, “Blej shqip”, “Produktet e Serbisë për Kosovë janë të dyshimta, e të tjera, vetëvendosje në këtë aktivitet, në krye me aktivistin Yll Islami, kanë nxjerrë shifra që nxjerrin shtetin serb si përfitues të madh ndër vite nga produktet që ka shitur në Kosovë.
 
Mediat Kosovare citojnë Islami-n të ketë thënë se tregtarët kosovarë kanë importuar 2 miliardë e 600 milionë euro produkte të Serbisë, duke shtuar se ndërkohë Serbia, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të financojë strukturat e veta kriminale që çdo ditë e më shumë po e bëjnë të pamundur funksionimin e shtetit Kosovar.
 
Sipas aktivistit Islami, duke konsumuar produktet e Serbisë, me një veprim i shkaktojmë dy dëme: një produkt i Serbisë i blerë më shumë, është një produkt i shitur më pak nga prodhuesit vendas, është një hap më pak drejt zhvillimit të brendshëm; një produkt i Serbisë i shitur më shumë është një shtysë për ta forcuar shtetin që e lufton vendin tonë. Prandaj, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga qytetarët që t’i bojkotojnë produktet e Serbisë, që nga kjo të zhvillohen e të rriten produktet vendore, e që të mos e ndihmojnë ekonominë e një shteti që është armiqësor ndaj Kosovës.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat