Aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE kanë gjuajtur me vezë zëvendëskryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin. Memli Krasniqi, aktualisht Ministër i Bujqësisë në qeverinë e Isa Mustafës, është një prej mbrojtësve më të zellshëm të veprimeve kundër-kushtetuese të qeverisë.

Sipas Vetëvendosjes ai ka mbrojtur marrëveshjet kriminale të nënshkruara nga qeveria, dhe ka justifikuar veprimet e dhunshme ndaj aktivistëve dhe deputetëve të opozitës.