Vetëvendosje kundër koalicionit
PDK-AKK: Po shesin veriun
Lëvizja Vetëvendosje ka dalë kundër një koalicioni të mundshëm PDK- AAK, dhe ka kërkuar që edhe partitë e tjera opozitare të nënshkruajnë nocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë.
Lëvizja Vetëvendosje ka dalë kundër një koalicioni të mundshëm PDK- AAK, dhe ka kërkuar që edhe partitë e tjera opozitare të nënshkruajnë nocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë.
Gjatë një konference për mediat, përfaqësuesi i VV- së, Glauk Konjufci, u shpreh se po flitet për një koalicion të mundshëm PDK- AAK, ndërsa ka bërë thirrje që partitë e tjera të mosë bëhen pjesë e këtij koalicioni, sipas tij, të korruptuar.
“Kosova nuk ka nevojë për një Qeveri që bën kompromise për territorin e vet, por për një bashkim të fuqishëm opozitar dhe mbarëshoqëror deri në shfuqizimin e mandatit të kësaj Qeverie aktuale, dhe jo t’i ndihmojmë asaj në qëllimet dhe projektin e saj të dëmshëm”, lexohet në njoftimin për shtyp, ndërsa vijon se “kushdo që i bashkohet një Qeverie të tillë duhet ta dijë se po i bashkohet për ta shitur veriun e Kosovës, Trepçën dhe PTK-në. Kushdo që i bëhet patericë kësaj Qeverie dhe Kryeministrit Thaçi nuk mund ta justifikojë një gjest të tillë me interesin e Kosovës, por vetëm me interesin e vet personal, apo shantazhin ndërkombëtar”.
Nga ana tjetër, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, u shpreh se mënyra e vetme për t’i dhënë fund korrupsionit është largimi i qeverisë.
“Më 2 dhjetor 2011, patëm nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës. Është koha e fundit që edhe subjektet e tjera opozitare ta nënshkruajnë këtë mocion. Pra, mocioni i mosbesimit ndaj kësaj Qeverie është rruga e drejtë dhe e duhur përpara, e jo negociatat për koalicione të reja qeverisëse që e shpëtojnë kryeministrin duke e copëtuar e shitur Kosovën”- tha Kurti.
Më tej ai u shpreh se ‘dialogu në Bruksel, pa kurrfarë kushtesh për Serbinë, po e amniston dhe rehabiliton Serbinë për krimet e tmerrshme të luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin e saj’.
Në përfundim ai tha se “çdo ditë që kjo qeveri qëndron në pushtet, qytetarët e Kosovës humbin pjesë nga pavarësia e shtetit, humbin pjesë të pasurisë publike të Kosovës, humbin pjesë të buxhetit të Kosovës dhe humbin pjesë të territorit të shtetit tonë”.
(gm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
82.4%
-
Jo
14%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 415
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15