Vetëvendosje nuk merr përgjigje
Letra e Lëvizjes Vetëvendosje ku u kërkon dy subjekteve të tjera opozitare, LDK-së dhe AAK-së, një takim për t`i diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në vend dhe përgjegjësinë që kanë ato karshi zhvillimeve të fundit si duket nuk do të marrë përgjigje pozitive nga dy subjektet politike në opozitë.
Përmes një letre, Lëvizja Vetëvendosje u kërkon dy subjekteve të tjera opozitare, LDK-së dhe AAK-së, një takim për t`i diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në vend dhe përgjegjësinë që kanë ato karshi zhvillimeve të fundit.
Me këtë, Vetëvendosje nuk e përjashton as kërkesën për një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, edhepse e ka bërë disa herë, por nuk është përkrahur nga LDK dhe AAK.
Mirëpo, prap, edhe këtë herë, dy subjektet tjera LDK dhe AAK që janë në opozitë duket se nuk do t'i përgjigjen ftesës.
LDK-ja konsideron se nuk ka nevojë për shkëmbim letrash për t`i koordinuar veprimet parlamentare të opozitës në Kuvend.
Ndërsa AAK-ja e quan politikisht jokorrekt pajtimin për rrëzim të Qeverisë në këto rrethana.
Ismet Beqiri nga LDK-ja ka bërë të ditur për një takim të fshehtë me AAK-në, i cili ishte mbajtur larg mediave. Sipas tij, LDK-ja u ka bërë ftesë joformale dy partive të tjera për t`u ulur dhe koordinuar. Mirëpo takimi ishte bërë vetëm me përfaqësues të AAK-së pasi sipas Beqirit, Vetëvendosje nuk i është përgjigjur ftesës.
Mirëpo Visar Ymeri nga Vetëvendosje thotë se kjo është shpifje dhe se nuk është në dijeni për ndonjë ftesë të dërguar nga LDK-ja ndonjëherë, duke shtuar se sa herë që LDK ka pasur iniciativa, Vetëvendosje i është përgjigjur pozitivisht.
Vetëvendosje thotë se në rast se ftesa e saj nuk do të marrë përgjigje pozitive për një takim opozitar që do duhej të mbahet në zyrat brenda kuvendit të Kosovës, atëherë ajo do të vazhdojë me kundërshtimet për Qeverinë në Kuvend, por edhe me organizim të demonstratave në rrugë për shqetësimet e ngritura në letër.
Të dy partitë politike LDK dhe AAK kanë qenë në bashkëqeverisje me PDK-në në qeveritë e kaluara dhe asnjëherë nuk ka patur mocion mosbesimi ndaj qeverive, Rexhepi, Haradinaj dhe Kosumi.
Me futjen e Vetëvendosjes si grupi i tretë parlamentar. ka patur disa herë mocione mosbesimi dhe dhjetëra interpelanca ndaj ministrave të qeverisë Thaçi.
/rg/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
80.2%
-
Jo
16.3%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 566
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15