Aktivistë të Vetevendosjes dhe ata të AAK-së, kanë protestuar sot para përfaqësisë diplomatike të Republikës së Kosovës në Berlin, ku kanë bërë publik shqetësimin mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, në veçanti lidhur me marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel me Serbinë më 25 gusht, si dhe marrëveshjen e 26 gushtit për demarkacion me Malin e Zi.

Sipas protestuesve “Zajednica” dhe demarkacioni me Malin e Zi cënojnë rëndë sovranitetin e Republikës së Kosovës. Ndarja etnike e Kosovës përmes “Zajednicës” është hap i parë drejt bosnjëzimit të Kosovës me Serbinëe. Prandaj, ata kanë paralajmëruar se nuk do ta lejojnë një gjë të tillë.

“Qeveria e Kosovës është marrë peng nga politikat e gabuara, dhe si e tillë nuk është e aftë për të siguruar interesat vitale të shtetit dhe qytetarëve të saj. Një Qeveri që sjell marrëveshje antikushtetuese e raciste nuk është e denjë që ta udhëheq shtetin” thanë protestuesit.

Në fund të kësaj proteste, një përfaqësues i protestuesve i ka dorëzuar përfaqësuesit diplomatik të Republikës së Kosovës një shkresë me kërkesat duke nënvizuar përgjegjësinë e Ambasadës së Kosovës për të përfaqësuar shtetit, dhe jo pushtetin.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com