Vetëvritet ish-ushtari i UÇK
sot në ditën e 40-vjetorit të tij

MITROVICË- Është vetëvrarë një ish-ushtarë i UÇK-së sot në ditën kur duhet të festonte ditëlindjen e tij të 40-të. Veterani i UÇK-së, A.Gashi është vetëvrarë në Mitrovicë, në fshatin ku ishte lindur, Akrashticë. Një i afërm i tij tregon për mediat kosovare, se babai i dy fëmijëve, ishte rritur në kushte shumë të vështira ekonomike dhe kishte punuar shumë për mirëqenien e familjes së tij. Shpesh ai ishte i pafatë, thotë i afërmi pasi dy fermat që kishte ngritur i ishin djegur. 

“I ndjeri ishte rritur në kushte të vështira ekonomike. Ai ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe TMK-së. Para disa viteve kishte filluar të merrej me rritjen e zogjve dhe kjo punë i ecte mirë, madje kishte arritur ta blinte edhe shtëpinë e një fqinji në fshat”, thotë në kushte anonimati një i afërm i tij. Ai bënë të ditur se A. Gashi, baba i dy djemve punonte shumë, por në shumë raste ishte edhe i pafat.

“Me mund të madh ai kishte ngritur një fermë për rritjen e zogjve. E nga një fatkeqësi zjarri në vitin 2011, në orët e hershme i ishte djegur tërësisht ferma bashkë me 7 mijë zogj. I gjithë mundi i tij shkoi dëm. Me gjithë dëshpërimin nga dëmi i madh, ai sërish kishte filluar nga zeroja dhe sërish kishte ngritur fermën edhe pse sërish u përball me humbje”, thotë ai për  ‘Veriu.info’.

I ndjeri pas vetës ka lënë dy djem dhe gruan.

Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares së Shkodrës Arta Llazari për shkelje të rënda disiplinore! 11 ankesa ndaj saj për mosrespektim të afateve proceduriale

ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares së Shkodrës Arta Llazari për shkelje të rënda disiplinore! 11 ankesa ndaj saj për mosrespektim të afateve proceduriale