Vetëdorëzohet në polici autori i
vrasjes së 42-vjeçarit në Peshkopi

Vetëdorëzohet në polici autori i<br />vrasjes së 42-vjeçarit në Peshkopi
Është vetëdorëzuar në polici 37-vjeçari Viktor Elezi, banues në fshatin Pollazhan, i dyshuar si vrasësi i Alban Kaloshit, i cili humbi jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Peshkopi nga një plumb i marrë në kraharor.
 
Sipas deklarimeve paraprake ngjarja mund të ketë qenë aksidentale, pasi Viktor Elezi dhe Alban Kaloshi kanë patur lidhje shoqërore me njëri tjetrin.
 
Policia po vijon punën për zbardhje e plotë të ngjarjes dhe ditën e sotme janë shoqëruar disa persona që dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen.
 
Peshkopi, Dibër
Në vijim të informacionit të dhënë ku bën fjalë për vrasjen e shtetasit A. K,   42 vjeç, banues në Blliçe, Dibër, ju informojmë se :
 
Që prej orëve të para të mëngjesit Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër si dhe Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër kanë vijuar intensivisht punën për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të kësaj ngjarje.
 
Gjatë gjithë ditës së sotme  janë shoqëruar disa persona të dyshuar se kanë djeni në lidhje me ngjarjen.
 
Gjithashtu janë kryer veprime të tjera profesionale dhe hetimore në bashkëpunim edhe  me Prokurorinë e Rrethit Dibër.
 
Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes si dhe  identifikimi i autorit të vrasjes,   i cili në orët e mbrëmjes është vetëdorëzuar në ambjentet e policisë, konkretisht  shtetasi Viktor Elezi, 37  vjeç, banues në fshatin Pollazhan Dibër, që dyshohet se është autori i vrasjes së shtetasit A.K,
 
Nga deklarimet paraprake dyshohet  se ngjarja të ketë ndodhur aksidentalisht, pasi viktima me autorin ishin lidhje shoqërore.
 
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
 
Për shkak se hetimet janë në vijim nuk mund të japim të dhëna të tjera.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja