Vetëflijimi i nënë e bijë, dëshmia e pastorit Muça si i njoha unë: Pas këtij akti qëndrojnë sektet satanike! Vajzat u thonin shoqeve se kishin tjetër qëllim në jetë

Pastori i Kishës Ungjillore, Fitor Muça tha se pas rastit të vetëflijimit të nënë e bijë në Kombinat dhe shpëtimit të kohë të vajzës tjetër, qëndrojnë sekte e rite satanike. Vajzat kishin 6 vite që nuk shkonin më në Kishë, ku sipas pastorit largimi ishte një zgjidhje e tyre me dëshirë, jo se kishin pasur ndonjë konflikt me ndonjë përfaqësues apo besimtare tjetër. I ftuar në Report Tv, pastori Muça tha se pas kësaj ngjarje të rëndë ka një indikator të jashtëm që ka bindur tre femrat e familjes Josifi të kryejnë këtë akt që është jashtë çdo logjike njerëzore, ndërsa i bëri thirrje prokurorisë të nis hetimet nga ato sekte që e kanë në doktrinën vetëflijimin.

"E them me bindje të plotë se ka qenë një indikator i jashtëm që kemi të bëjmë më një grupim apo sekt që duhet ta zgjidhi prokuroria, që i ka ofruar kësaj familje këtë formë shpëtimi apo ringjallje. Asnjë fe nuk pranon vetëflijimin, as Kisha Ungjillore, as Katolike dhe as ajo Ortodokse.   Ringjallja është ndarja mes besimeve dhe kulteve dhe asnjë  fe nuk flet për vetëflijimin me qëllim ringjallje.  Është e dhimbshme të mendosh nënë të qëndrojë 15 muaj pranë bijës së saj të vdekur, kjo është jashtë çdo logjike. Prokuroria duhet të marr doktrinën që  pranon vetëflijimin dhe kjo është rruga për t'i çuar tek personat që kanë indoktrinuar këtë mision. Nuk përjashtohen as ritet satanike, nuk është doktrine e ungjillorëve , as e katolikëve dhe as e ortodoksëve", tha pastori Muça.

Pastroi tha se vajzat kishin 6 vite që ishin larguar nga Kisha Ungjillore më dëshirën e tyre, ndërsa shprehet se mban mend që ato kanë qenë vajza shumë të mirë. Në kontaktet që pastori ka pasur me mikeshat e vajzave, thonë se  të dy motrat shpreheshin 'se  nuk punonin se kishin tjetër qëllim tani dhe se nuk ishin më pjesë e Kishës Ungjillore.

"Sipas të dhënave që kam kanë lëvizur në disa Kisha ungjillore dhe kjo është normale se besimtarët lëvizin si vizorë dhe më pas bëhen pjesë e një kishe. Ato fillimisht kanë ardhur si vizitore në 2009-2010 dhe janë larguar 6 vite më parë. Ato ikën vetë nga kisha, nuk i përjashtoi kisha. Largimin e konfirmoi edhe një nga shoqet e ngushta të vajzave, që martonte vëllanë dhe i ftoi të ishin pjesë e gëzimit,  por ata kanë refuzuar pasi nuk ishin më pjesë e Kishës Ungjillore. Çfarë ka ndodhur përgjatë kësaj periudhe nuk di të them. Unë i mbaj mend për goca shumë të mira. 6 vite më parë këto zbritën nga ky udhëtim dhe vazhduan udhëtimin e  tyre për të cilin askush nuk është në dijeni. Kisha nuk ndenji indiferente dhe kam kontaktuar shoqe të saj, njëra prej tyre me tha se 3 vite më parë ka folur në telefon më njërën nga vajzat dhe të punësohej në kompaninë ku kjo po punonte, por ajo ka refuzuar duke thënë se ne tani kemi tjetër qëllim", u shpreh pastori.

Në lidhje me deklaratat e fqinjëve se kanë parë persona me kostum të hynin dhe dilni nga banesa e familjes Josifi, pastori Muça tha se kjo duhet ndjekur nga prokuroria ndërsa shtoi se ritet e lyerjes së trupit me vaj e uthull janë pjesë e besimeve pagane e kulteve dhe jo komuniteteve fetare.

Historia e tmerrshme e vetëflijimit të nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifit se besonin tek ringjallja ka shokuar mbarë opinionin publik. në banesë u gjet e pajetë vajza Anisa Josifi, e cila kishte 15 muaj që kishte vdekur, por mbahej në banesë duke u lyer me vaj dhe uthull në mënyrë që të mos ndihej era e trupit të dekompozuar. ndërsa se sa kohë kishte Zhaneta, e ëma, që kishte vdekur nuk dihet ende! Në spital u dërgua vajza tjetër Blerta Josifi, e cila në dëshminë e saj shprehet se kanë hequr shumë që të fitonin ringjalljen.

VIDEO/Intervista e plotë

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lexues: 08/07/2020 09:56

    Ironike qe shprehja e marksit "feja eshte opium per popuppin" eshte kaq aktuale.

    Përgjigju
  • erl: 07/07/2020 16:31

    Duhen pritur konkluzionet e hetimeve paraprake qe jane duke u kryer, por me nje logjike te thjeshte, jo profesionale duket si lavazh truri apo siç psikiatrit e quajnë psikozë e induktuar, ose hipnotizim...pra veprim në gjendje hipnoze...

    Përgjigju
  • Pastori: 07/07/2020 15:23

    Ca pastori, ky ka qene drejtor shkolle 8 , Me pas kaloi ne Biznes Fetar.

    Përgjigju
    • Tirana: 07/07/2020 17:07

      Shqiptaret si ti e kane zakon te gjykojne pa baza sidomos me fjale kafenesh se aty e kalojne gjithe diten. Kur nuk e njeh personalisht dhe punen qe ai ben prej shume vitesh, mos gjyko kot.

    • LORA: 07/07/2020 16:53

      Ky eshte aq pastor sa ka ndru edhe emrin,nga Hektor eshte bere Fitor. Ky duhet t'i njohe nga afer djajte qe futen kriminalisht ne kurth edhe vajzat Josifi,te mire-arsimuara.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston