Vetëm 1 viktimë nga COVID-19 gjatë 24 orëve në Kosovë, regjistrohen 21 raste të reja infeksioni

Vetëm 1 viktimë nga COVID-19 gjatë 24 orëve në Kosovë, regjistrohen 21 raste të reja infeksioni

Foto ilustruese

KOSOVË- Në 24 orët e fundit është regjistruar vetëm 1 viktimë nga COVID-19. Ndërkohë që nga 2114 testime të kryera janë identifikuar 21 raste të reja infeksioni.

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orë janë shëruar 111 qytetarë, ndrësa që nga fillimi i pandemisë numri i të shëruarve ka shkuar në 104.454.

Numri total i infektimeve ka shkuar 107.533, ndërkohë që ai i viktimave është 2.247 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Ndërkaq, raste aktive në të gjithë vendin janë 832.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në mars, ndërkohë që fushata po vazhdon.

Në 24 orët e fundit 2.753 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit 86.489 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Kamala falenderon vullnetarët! Beyonce krah saj thirrje ta votojnë

SHBA/ Kamala falenderon vullnetarët! Beyonce krah saj thirrje ta votojnë