Nuk ishte dhe nuk është aspak e lehtë, por në një vit, klikimet e jashtëzakonshme të bashkatdhetarëve kudo në botë, bënë që në një kohë të shkurtër, websiti të renditet në vendin e tretë mes agjencive të lajmeve më të konsultuara; bashkë me faqen online të Top-Channel, Tema dhe të Balkanweb.
Në matësin e faqeve online më të klikuara, www.alexa.com tregohen faqet që preferojnë të klikojnë shqiptarët në mbarë botën dhe renditja e 10 më të preferuarve është kjo:
1.Facebook
2. Google
3. YouTube
4. Yahoo!
5. windows Live
6. Balkanweb
7. Top Channel
8. ikub.al
9. Shqiptarja.com
10. Tema
Duke lënë shumë pas dhe website informative të mediave që qëndrojnë prej disa vitesh në tregun shqiptar në këtë 20 vjeçar informacioni të lirë, stafi i shqiptarja.com do të impenjohet gjithnjë e më shumë duke shtuar shërbimet dhe informacionet për lexuesit.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)