Vetëm 13 vjeç, Shqipëria ka një kampione Europe në shah! Kler Çaku fiton shtatë ndeshje dhe merr trofeun

Vetëm 13 vjeç, Shqipëria ka një kampione Europe në shah! Kler Çaku fiton shtatë ndeshje dhe merr trofeun

Kler Çaku

SLLOVENI - Sportistja e Teutës, Kler Çaku ka fituar titullin kampion në shah, për moshat deri në 14 vjeç. Sportistja shqiptare është kampione Europe në shah, kjo pas suksesit në Kampionatin Europian të zhvilluar në Slloveni. Vetëm 13-vjeçare, Çaku ia ka dalë që të sigurojë shtatë fitore dhe dy barazime në këtë turne, teksa në fund është shpallur kampione në kategorinë e saj.

Turneu i të rinjve të shahut u zhvillua prej disa ditësh në Slloveni, aty ku Shqipëria ka dalë me një kampione të re Europe. Pjesë e Teutës, Çaku do jetë pjesëmarrëse në Kupën Europiane për Klube 2023 me ekipin e saj, teksa pritet me interes rezultati i saj.

Në Durrës nisi dje eventi i Kampionatit Europian për Klube, ngjarja më e madhe sportive e këtij niveli, me pjesëmarrjen edhe të kampionit të këtij sporti, Magnus Scarlsen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:07
13-vjeçarja shqiptare shpallet kampione Europe në shah, Rama e uron

Kryeministri Edi Rama ka uruar 13-vjeçaren shqiptare, Kler Çaku është shpallur kampione Europe në shah në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni, për vajzat deri në moshën 14 vjeç.

“URIME KAMPIONE, KLER ÇAKU, 13-vjeçarja shqiptare shpallet KAMPIONE EUROPE në shah, në Kampionatin e Rapidit, në Slloveni, për vajzat deri në moshën 14 vjeç,” shkruan Rama në Facebook.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Elona Gjebrea: Shëndeti riprodhues në Shqipëri, është e nevojshme që të ketë shumë informacion nga vajzat dhe gratë

Elona Gjebrea: Shëndeti riprodhues në Shqipëri, është e nevojshme që të ketë shumë informacion nga vajzat dhe gratë