Futbolli maroken në zi këtë të enjte për ndarjen nga jeta te futbollistit Abdel Barrada, në moshën 35-vjeçare.

Sipas disa mediave, një atak në zemër i dha fund jetës së afrikano-veriorit, i cili kaloi vite në Spanjë në radhët e Getafe dhe Nástic de Tarragona, përveçse luajti edhe për klube si Olympique de Marseille.

I lindur më 19 qershor 1989, Barrada dha një kontribut të rëndësishëm në futbollin maroken gjatë gjithë karrierës së tij. Ai përfaqësoi ekipin olimpik maroken, ku ishte kapiten i skuadrës gjatë Lojërave Olimpike të Londrës 2012.

Barrada kishte një karrierë të shquar në klub, veçanërisht duke luajtur për Paris Saint Germain, Marseillen dhe Getafen në Spanjë.