Vetëm 5 ditë nga nisja e vitit të
ri shkollor, mungojnë ende librat

Vetëm 5 ditë nga nisja e vitit të<br />ri shkollor, mungojnë ende librat
Kur kanë mbetur vetëm 5 ditë nga nisja e vitit të ri shkollor, një pjesë e librave ende nuk janë në treg.
 
Në disa nga pikat e shitjes në Tiranë, mungojnë librat bazë, si Abetarja, Matematika, fizika, Dituri Natyre etj.
 
Siç mund ta shikoni nga njoftimet që bëjnë kinkaleritë që shesin tekstet shkollore, këto janë librat që mungojnë. Në kryeqytet nuk mungojnë as radhët për të blerë librat.

Qytetarët shprehen se kanë arritur të marrin një pjesë të librave, duke qëndruar disa ditë në radhë. Ndërkohë që sipas tyre, çmimet këtë vit për tekstet shkollore janë të lartë.

Për sot nuk e di. Të klasës së 8 që kanë qenë, ishin të plota. Më kushtuan 46 mijë lekë të vjetra’ thotë një grua.
 
Ndërsa një tjetër u shpreh, ‘Ka mungesë të teksteve. Më kushtuan gati 100 mijë lekë të vjetra’ tha ajo.
 
Një prind tjetër theksoi se, “Sot mora pjesën e dytë, një tjetër e kisha marrë një ditë më parë. Librat shkuan rreth 43 mijë lekë të vjetra për klasën e 6-të’.


Ndërkohë më herët Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është shprehur se në ditën e parë të shkollës, të gjithë nxënësit do të kenë librat.
 
Shkak i mungesës së librave në treg është se një pjesë e tyre nuk janë të pajisur me hologram.
 
Kjo është një pullë që vendoset nga Ministria e Arsimit dhe është dhënë me tenderim, por kompania private nuk e ka bërë gati në kohë.

radhe epor blerjen e teksteve shkollore
radhe epor blerjen e teksteve shkollore
radhe epor blerjen e teksteve shkollore


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike