Edhe pse militantët e Sali Berishës sa vijnë dhe heqin dorë prej foltoreve të tij, tubimi i sotëm ishte po aq i dështuar sa dhe në të hënat e kaluara, ndërsa vetë Berisha nuk i ndali thirrjet e zakonshme me idenë se po arrin të frymëzojë njerëz për të rrëzuar qeverinë.

Me nje grusht militantësh përballë, siç shihet dhe nga pamjet me dron që sjell Report Tv, Berisha thotë se kjo opozitë është më e pamposhtura dhe se është ajo që të sjellë ndryshimin në vend.

“Asgjë nuk përcakton më shumë dinjitetin e tij se sa raporti dhe qëndrimi që ai ka ndaj të vërtetës. Sot ju, mbarë opozita shqiptare, jeton në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë. Jeton në një narkodiktaturë apo diktaturë autokratike.

Por në dallim nga një seri diktaturash autokratike tjera, diktatura e Edi Ramës bazohet në miliarderët e drogës, bazohet në kartelet e drogës, bazohet në vjedhjen e miliardave të qytetarëve shqiptarë, bazohet në spastrimin etnik të shqiptarëve, bazohet në dhunën, terrorin, kontrollin policesk të shqiptarëve. Të gjitha këto nuk kanë mjaftuar të mposhtin opozitën. Ndaj dhe ju vini sot këtu, ndaj dhe opozita në Shqipëri është opozita më e pamposhtur’, tha Berisha.

Ndër të tjera Berisha thotë se lobimi korruptiv ndërkombëtar që Edi Rama ka bërë, e nxjerrin Shqipërinë në Evropë si një vend gati për tu integruar në BE, por sipas tij, realiteti është krejt ndryshe.

Lobimi korruptiv ndërkombëtar dhe kombëtar bëri që të paraqesë Edi Ramën dhe Shqipërinë si yllin e integrimit.

“U kujtohet, jemi së bashku prej tre vitesh kemi deklaruar para shqiptarëve dhe botës se Shqipëria ka një pozicion gjeopolitik jashtëzakonisht të rëndësishëm në rajon. Dhe se përveç kriterit gjeopolitik, me regjimin e Edi Ramës nuk plotëson absolutisht asnjë kriter tjetër, asnjë standard tjetër për integrimin e saj në BE”, tha Berisha, duke shtuar se PD e mbështet integrimin.

Ndërkohë protestat, Partia Demokratike i ka lënë për në qershor pasi më 23 maj do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e partisë me kandidatin e vetëm, Sali Berisha