Një vajzë 30-vjeçe është arrestuar në Shkodër, pasi u denoncua nga një 22-vjeçare se e kishte kërcënuar, dhunuar e filmuar dhe më pas i kishte shpërndarë videon në rrjetet sociale. E arrestuara është 30 vjeçarja me inicialet M.Gj. e cila dhunoi 22-vjeçaren me inicialet B. Rr.

Ngjarja ka ndodhur në 18 gusht. Por si është historia? 30-vjeçarja e rrahu 22-vjeçaren pasi e kishte kapur me të dashurin, që e tradhtoi me të renë. E reja e pranon se ka kryer vetëm një herë marrëdhënie me të dashurin e 30-vjeçares, e cila më pas e godet duke e dhunuar.