Vetëm pak orë para zgjedhjeve, shpërthim tritoli në Shkodër! Nuk raportohet për viktima

Vetëm pak orë para zgjedhjeve, shpërthim tritoli në Shkodër! Nuk raportohet për viktima

Biznesi ndaj të cilit u vendos tritoli

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, vetëm pak orë para zgjedhjeve qyteti i Shkodrës është tronditur nga një shpërthim tritoli.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Sahatit në lagjen Rus. Shpërthimi në një dyqan pajisjesh elektroshtëpiake. Lënda plasëse është vendosur në hyrje të biznesit. Nuk ka persona të dëmtuar por dëme të shumta materiale.

Përmes një njoftimi zyrtar policia ka bërë me dije se administratori i biznesit ku është vendosur sasia e lëndës plasëse është e Gjelosh Markut.

"Më datë 25.04.2021, rreth orës 00:50, në lagjen "Vojo Kushi", Shkodër, në hyrje të dyqanit “Elektrotek” (Hidrosanitare) që administrohet nga shtetasi Gj.M , ka shpërthyer një sasi e vogël  dyshohet lëndë plasëse,  ku ka vetëm dëme materiale. Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", thuhet në njoftim.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja