Vetëm për nënat e mira
Duket si një gjë e lehtë. E bëjnë të gjitha, ose shumica. E kanë bërë gjithnjë, kanë bërë shumë fëmijë… i kanë rritur, edukuar dhe cikli vazhdon...
Duket si një gjë e lehtë. E bëjnë të gjitha, ose shumica. E kanë bërë gjithnjë, kanë bërë shumë fëmijë… i kanë rritur, edukuar dhe cikli vazhdon.
Tetë marsi erdhi sërish dhe në Tiranë, në mbarë Shqipërinë, është një rast i mirë që gratë dhe nënat të festojnë. Të ndjehen të përkëdhelura dhe jam e lumtur për çdo grua që të ndihet e lumtur, duke protestuar apo duke festuar. Si të dëshirojë.
Në këtë 8 mars do të doja të bëja një urim të pjesshëm. Jo të gjitha nënat janë njësoj. Do të doja të uroja vetëm nënat e mira. Ato që, kur dëshirojnë të bëjnë një fëmijë, e bëjnë sepse dashuria është aq e madhe sa e ndjejnë të nevojshme të krijojnë, si një artist që ndjen se ka ardhur momenti të realizojë kryeveprën e tij.
Uroj për këtë 8 mars nënat që mbajnë 9 muaj në bark fëmijën sikur të kenë thesarin dhe diamantin më të çmuar të jetës, që duhet përkëdhelur, dashuruar.
Uroj për këtë 8 mars nënat që mirësjelljen, edukatën e kanë si qëllim kryesor në rritjen e fëmijëve të tyre.
Uroj për këtë 8 mars nënat e mira, ato që kujdesen, duke dhënë shembullin personal, të sjellin në botë fëmijë të mbarë, që të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së familjes dhe komunitetit.
Uroj për këtë 8 mars ato nëna që e pranojnë fëmijën e tyre ashtu siç është, të aftë ose të paaftë të bëhet “dikush” në jetë, por i aftë të mos lëndojë askënd.
Uroj ato nëna që në çdo hap të jetës së tyre u kanë thënë fëmijëve të mos grabisin, të mos bëjnë keq, të ndjekin pasionin dhe talentin që u ka falur natyra, pa i shkelur askujt në këmbë.
Uroj shumë ato nëna që mësojnë fëmijët e tyre të mos ulin kokën kurrë përballë vështirësive, por të përulen e të dinë të thonë “më fal”, kur gabojnë.
Uroj shumë ato nëna që mësojnë fëmijët e tyre të flasin, por dhe të dëgjojnë, të pretendojnë të drejtat, por dhe të jenë të përgjegjshëm për çdo hap që bëjnë.
Këtë 8 mars dëshiroj të uroj nga zemra vetëm Nënat e mira.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
19.1%
-
Të gabuar
79.4%
-
Nuk e di
1.5%
Vota total: 136
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Luigi Mangione deklarohet i pafajshëm për akuzat shtetërore për vrasjen e CEO-s Brian Thompson
23 Dhjetor, 22:52
-
Toska zë ngushtë Telitin e PD: Pse nuk protestoni te Balluku, a iu komplekson emri i Bashkim Ulajt? Do jetë oligarku i parë që do arrestohet
23 Dhjetor, 22:48
-
Seuli: Mbi 1000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftuar për Rusinë
23 Dhjetor, 22:43
-
Spahiu: PD e sotme disa herë më e dobët sesa në vitin 2013 kur humbi me 1 milion vota
23 Dhjetor, 22:17
-
Protesta e PD me bllokim rrugësh, Policia e Tiranës shoqëron 30 persona
23 Dhjetor, 22:13
-
Shkodër/ Plagoset me armë zjarri 24-vjeçari, dërgohet në spital me plagë në këmbë! Policia nis hetimet, shpall në kërkim 22-vjeçarin e dyshuar (EMRI)
23 Dhjetor, 22:02
-
Braçe ndan pamjet me dron të REPORT TV nga protesta e PD: Vuajtja e Tiranës një ditë para Krishtlindjeve, e bllokuar nga 102 vetë! Shkak, urrejtja ndaj këtij qyteti
23 Dhjetor, 21:55
-
Teliti te ‘5 Pyetjet’: Gjekmarkaj u dhunua nga policia! Ironizon Hitaj: Mund të themi se ishte atentat i organizuar nga Rama, por s’është ashtu
23 Dhjetor, 21:50
-
Humbi ndjenjat gjatë protestës, nga Trauma Gjekmarkaj transferohet te QSUNT (VIDEO)
23 Dhjetor, 21:41
-
Dëshmia e rrallë në hetuesi e nuses së djalit të Mehmet Shehut, pas vetëvrasjes së tij: Kur arritëm në katin e dytë vumë re...
23 Dhjetor, 21:33
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32
-
Spahiu: Pse opozita ka 4 muaj nuk proteston para dyerve të kryeministrisë?
23 Dhjetor, 21:27