Vetëm për të kujtuar

Vetëm për të kujtuar

E di si janë nënat, gratë, motrat shqiptare: kanë kohë për të gjithë, për gjithçka, vetëm për veten, me veten, harrojnë të merren. Të papërtuara për t’u vënë pjatën përpara fëmijëve sado të rritur janë, të palodhura edhe për t’i sjellë një gotë ujë në divan bashkëshortit, të pakursyera në çdo orë me nipërit e mbesat, ndërsa kontrollet për veten i lenë, i harrojnë.

Ashtu si dhe në vitet e tjera, ne të Shqiptarja.com, por edhe televizioni A1Report do të vendosim përgjatë gjithë muajit të tetorit një fjongo rozë, simbol i sensibilizimit për kontrollet periodike për parandalimin e kancerit të gjirit, por edhe si një shenjë për të kujtuar gratë, nënat, motrat të kujdesen për veten. Të marrin një pauzë nga gjithë përgjegjësia e të përditshmes dhe të dëgjojnë çfarë u thotë trupi dhe mjeku.

I gjithë muaji i tetorit, në mbarë botën është muaji i ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit, një sëmundje që po godet shumë gruan në vendet e zhvilluara, ku dhe Shqipëria, sidomos vitet e fundit, është shumë e prekur. Karakteristikë e vendit tonë është pikërisht diagnostikimi i sëmundjes në stad të avancuar, atëherë kur kurimi është më i vështirë dhe më traumatik për gruan.

Grupi ynë mediatik, Free and Fair Media Gruop përgjatë gjithë muajit tetor do të sjellë për opinionin publik këshillat e specialistëve më të mirë të huaj dhe vendas dhe të rejat më të fundit në diagnostikimin e kësaj sëmundje të rëndë, por lehtësisht të luftueshme kur diagnostikohet shpejt. Fjongo rozë në kopertinën e gazetës Shqiptarja.com, në ekranin e A1Report dhe në website www.shqiptarja.com është vetëm si një dritë, si një shenjë që kujton.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

'Mirëseerdhe!' Shqiptarët presin Ramën, bluza me posterin e kryeministrit: Krenar për Shqipërinë

'Mirëseerdhe!' Shqiptarët presin Ramën, bluza me posterin e kryeministrit: Krenar për Shqipërinë