Anija turistike 'Aquamarine' është shkrumbuar plotësisht nga flakët që kanë rënë ditën e sotme rreth orës 04:00 të mëngjesit. Edhe pse kanë kaluar disa orë që nga rënia e zjarrit në anije shihen të dalin ende shtëllunga tymi edhe pse në sasi shumë të vogla.
Nga anija tashmë ka mbetur vetëm bazamenti metalik, pasi pjesët e drurit dhe materialet e djegshme që ishin mbi të janë shkrumbuar totalisht. Anija ka mbetur pezull mbi ujë pasi nga era dhe lëvizjet e dallgëve është afruar në bregdet. Ndërkohë 5 personat që ishin në bordin e saj, sipas policisë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar lëndime.
Lajmi kryesor:
U ankorua në Karaburun nga moti i keq, shpërthen në flakë anija turistike, 5 persona hidhen në det për të shpëtuar (VIDEO+FOTO)









