Gjashtë ditë pas sulmit terrorist në veri të Kosovës, trupat e pajetë të agresorëve serb të cilët qëlluan drejt Policisë së Kosovës, duke i marrë jetën një efektivi i janë dorëzuar familjarëve të tyre.
Ndonëse të vrarët janë katër, kishte vetëm 3 fotografi në “ditën e zisë” që organizoi në Mitrovicë, Lista Serbe, për terroristët e vrarë nga Policia e Kosovës.
I vrari i katërt që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti terrorist, është Bojan Mijailoviç, truproja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin.
Arsyeja pse fotografia dhe trupi i tij nuk ishte pjesë e ‘zisë’ është se donin të mbanin të fshehur identitetin e personit të katërt, i cili ka shoqëruar Vulin edhe në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013.
“Shteti i Serbisë është këmbë e krye i përfshirë në këtë sulm terrorist me qëllim destablizimin e Republikës së Kosovës. Për këtë gjë tashmë ekziston edhe lidhja formale e strukturore e përfshirjes së Aleksandar Vuçiç në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit: Milan Radojçiç, si nënkryetar i Listës serbe dhe trupëroja e Aleksandër Vulinit, shef i BIA-s. Të dy këta po ashtu të sanksionuar në listën e zezë të ShBA-ve. Të dy këta nga njerëzit më të afërt të presidentit të Serbisë” – tha për mediat Xhelal Sveçla, ministër i Brendshëm i Kosovës.
Komente









Vulin serbocigan këta të vrarë poashtu rom të serbizuar janë vetëm për të prodhua kriza dhe incidente të rënda kēta nuk janë për luftime Beogradi as që lodhet për këta
Përgjigju