Veteranët e UÇK-së protestë
para selisë së qeverisë

Dhjetëra veteranë janë mbledhur të hënën para selisë së qeverisë së Kosovës, për të shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me mosplotësimin e kërkesave të tyre.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, kërkoi që qeveria të formojë një komision për të caktuar masën e invaliditetit të disa prej veteranëve, të shqyrtojë ankesat dhe të bëjë sa më shpejt publikimin e tyre.

Qeriqi kërkoi po ashtu që të hiqen nga lista të gjithë personat që nuk kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së.

“Kanë mbetur edhe 4 mijë veteranë që nuk iu është bërë pagesa”, shtoi Qiriqi.

Veteranët do të qëndrojnë në protestë për rreth 1 orë, ndërsa shprehen se nuk do të jenë të qetë në protestën e radhës, nëse qeveria e Kosovës nuk reflekton për kërkesat e tyre

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Në arrest shtëpie për aferën Partizani, Berisha thyen sërish masën e arrestit! Pret në shtëpi ‘miqtë’ nga Kosova