Veteranët zhvillojnë mbledhjen 
e 11 pa udhëheqësit e diktaturës 

Veteranët zhvillojnë mbledhjen <br />e 11 pa udhëheqësit e diktaturës <br>
Anëtarët e Organizatës së veteranëve të Luftës Nacionalçlirimtare në punimet e konferencës së 11-të, nuk e konsiderojnë vetën e tyre organizatë politike, por historike.

Por megjithëse kanë kaluar 73 vjet nga lufta nacionalçlirimtare ata vijojnë të jenë mbështetës e nostalgjikë për diktaturën dhe Enver Hoxhën. 

Megjithatë organizata e veteranëve është e braktisur nga vet ish udhëheqësit e diktaturës komuniste. Nexhmije Hoxha apo Vito Kapo që kanë qenë partizane nuk vijnë kurrë në konferencë.

“Më vjen keq që në këtë kuvend të madh burrat më të mëdhenj e të zgjedhur që kanë qenë në luftë mungojnë”, tha Rexhep Shpati.

I vetmi përfaqësues i ish byrosë politike të diktaturës është kryetari i Komitetit drejtues të veteranëve, Rustem Peçi, i biri Shefqet Peçit. 

Ishte kjo luftë e cila nënë udhëheqjen e Partisë Komuniste dhe Komandantit të Përgjithshëm Enver Hoxhës, krijoi frontin Antifashist Nacional Çlirimtarë dhe ngriti popullin shqiptarë në luftë pa dallim feje krahine ideje për çlirimin e vendit”, tha Rustem Peçi

Të dy drejtuesit e komitetit të veteranëve Peçi dhe Odise Porodini sekretar, nuk pranojnë se gjatë luftës partizane janë bërë krime. 

I është përgjigjur flakë për flakë veprimtarisë antilanç të ndërmarrë nga forcat e ekstremit të djathtë e disa analistë e pseudo historian në shërbim të tyre”, tha Porodini

Në fund të diskutimeve për mbarëvajtjen e organizatës Kryetar i Komitetit të veteranëve, u rizgjodh Rustem Peçi. Ndërkohë u rizgjodh edhe sekretari, Oddise Porodini.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare