PRISHTINË, 22 Janar/ATSH/.- Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së mbështesin grevën e minatorëve të "Trepçës", duke konsideruar që kërkesat e tyre janë të drejta.
"Trepça është e Kosovës, është pasuri e tërë popullit të saj dhe pazaret që bëhen me pasurinë e Kosovës janë të papranueshme. Ne ju bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës, që këtë çështje ta zgjidhin në interes të Kosovës dhe minatorëve", thuhet në një komunikatë për media të OVL të UÇK-së, cituar nga KosovaPress.
Gjithashtu, organizatat e luftës përkrahin protestën që do të organizohet të shtunën, më 24 janar, me moton "Jabllanoviq jashtë, Trepça është e jona".
OVL e UÇK-së iu bëjnë thirrje anëtarëve të vet që të marrin pjesë masiviisht në këtë protestë./m.m/