36 vjeçari ndihet i lumtur që do ta ketë mundësinë të luajë tek gjiganti Bavarez, ku edhe do ta përfundojë karrierën. Altin Lala ka konfirmuar se sezonin e ardhshëm do të luajë me Bayern Munichun. Natyrisht, ai nuk do të luajë përkrah yjeve si Robben, Ribery e Lahm, por me ekipin e dytë të Bayernit, i cili ditë më parë e mori edhe vëllanë e Bastian Schweinsteiger, Tobias.
Pas 14 vjetësh, mesfushori shqiptar do t’i japë fund eksperiencës te Hannover, për t’iu bashkuar gjigantit Bavarez, respektivisht Bayern II. 36 vjeçari ndihet i entuziazmuar që iu ofrua mundësia të luajë me ekipin nga liga e tretë gjermane, i cili do të udhëhiqet nga legjenda e këtij klubi, Mehmet Scholl.
Bayerni II ia kishte bërë ofertën ish përfaqësuesit shqiptar nga mesi i muajit mars, për të luajtur me këtë ekip për një vit dhe veterani i mesfushës e pranoi këtë propozim pa hezitim, pasi që në fund të këtij sezoni i skadon kontrata.
“Mendoj se do të udhëtoj javën tjetër drejt Munichut, për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore. Më pas, do ta nënshkruaj kontratën. Jam mjaft i lumtur, kjo është një mundësi e shkëlqyeshme”, u shpreh Lala për tabloidin gjerman, Bild.
Bashkëshortja e tij, Victoria me fëmijët Cataldo e Gabriela do të qëndrojnë në Hannover, ndërsa do të takohen me Altinin në ditët kur ai është i lirë. “Asnjë problem, linjat me tren dhe aeroplan janë të rregullta. - “Victoria ishte dakord me këtë lëvizje. Mjafton që unë jam me tërë zemrën futbollist" tha Lala.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com