Vitaly Robertus zv presidenti i kompanisë më të madhe ruse të naftës dhe gazit “Lukoil”, është vetëvarur në zyrën e tij.
Zëvendëspresidenti i gjigantit rus “Lukoil”, është gjetur i vdekur në tualetin e zyrës.
“Me pikëllim të thellë duhet të njoftojmë se zëvendëspresidenti ynë Vitaly Vladimirovich Robertus ka vdekur papritur në moshën 54-vjeçare”, njoftoi kompania, pa dhënë asnjë detaj tjetër.
Raportohet se pak para vdekjes, Robertus kishte thënë se nuk ndihej mirë dhe kishte kërkuar ilaç për dhimbjen e kokës. Menjëherë më pas u mbyll në zyrën e tij për disa orë pa iu përgjigjur telefonit. Më pas punonjësit vendosën të futeshin me forcë në zyrë ku dhe gjetën trupin.
Ai është zyrtari i katërt i lartë i Lukoil që vdes që nga fillimi i luftës në Ukrainë.