Vetëvarja e 18 vjeçares, Babai:
E gjeta në kasollen e lopës

Vetëvarja e 18 vjeçares, Babai:<br />E gjeta në kasollen e lopës
TIRANE - Sirie Gjana që prej gjashtë ditësh nuk jeton më. Askush nuk e di arsyen se përse ajo u var për t’i  dhënë fund jetës së saj. Megjithëse u përfol për një letër, në të cilën shkruhej se arsyeja përse ajo po kryente këtë veprim ishte fejesa e padëshiruar, familjarët mohojnë gjithçka. Mohojnë që ajo të ishte kundra fejesës apo të kenë gjetur letër. Madje ata shprehen të çuditur dhe duan të dinë arsyen e këtij veprimi i cili i ka çuditur.

Në familjen Gjana që prej të premtes ka rënë zija, që prej momentit kur e panë që vajza e tyre i tha fund jetës. Sirie Gjana, vetëm 18 vjeç, u vetëvar në kasollen e lopës vetëm disa metra larg shtëpisë në momentin kur asnjë prej familjarëve nuk ndodhej në shtëpi. Siria Gjana ishte fëmija i parë i familjes, ajo ka lënë dhe dy vëllezër dhe një motër tjetër. Familja Gjana jeton në Lundër të Tiranës. Prej disa vitesh ata kanë ardhur nga Kukësi. Babai i vajzës, Lavdrim Gjana, tregon të gjitha detajet se si e gjetën vajzën të pajetë në kasollen e lopës.

Ku e gjetët vajzën ?
Vajzën e kam gjetuar të varur te kasollja e lopës
 
Kishtë lënë vajza ndonjë letër?
Jo, nuk ka lënë asnjë lëtër, asnjë shenjë për të na thënë që unë po largohem.
 
Nuk kishte njeri në shtëpi në atë kohë ?
Jo, nuk ka pasur ansjë njëri. Unë me nusen ishim në spital, ndërsa fëmijët i kisha në shkollë. Kur edha në shtëpi nga ora pesë, fëmijët më thanë që vajza nuk ishte në shtëpi. Jam futur brenda, hipa në katin e dytë, e thirra gocën, nuk u përgjigjte askush. Mendova se mos kishte shkuar për të bërë disa punët tona, që kemi këtu në fshat. Unë nuk di gjë për këtë punë dhe as nuk akuzoj askënd për këtë punë. Vetë Allahu dhe shpirti asaj e di përse e ka bërë këtë. Ne si familje nuk dime asnjë gjë tjetër. Ndërsa letër nuk kemi gjetur.
 
Sa vjeç ishte vajza?
18 vjeç
 
Po i fejuari i saj?
Ditëlindje me saktësi nuk ja di, por se 26, se 27 se 28 nuk e di me saktësi.
 
Vajza ishte dakort që ta fejonit?
Po ishte. Ne e prezantuam pranë njëri- tjetrit, ranë dakort, pimë kafet dhe pastaj bëmë ato zakonet që kemi. Pastaj sa herë që vinin prindërit e djalit dhe djali dilnim. Nuk na ka lënë të kuptojmë që nuk e donte.
 
I fejuari i vajzës ishte në varrimin e saj?
Jo, ai nuk erdhi, pasi kishte disa probleme me dokumentet.
 
Nga ishte i fejuari i vajzës?
Ai ishte nga anët tona. Por ne vajzën e dhamë në njerëz të njohur, nuk është se nuk i njihmin ata. Me vëllezërit e djalit dhe me  të jatin e tij kishm muhabet goxha. Ne me ata ishim njerëz të lidhur. Burri i motrës time, e ka djalë teze babain e djalit. Pra ne ishim të lidhur me miqësi. Unë vajzën e dhashë pa asnjë dyshim për atë familje.
 
Mendon se dikush mund t’jua ketë bërë këtë?
Jo, nuk ka asnjë person që mund ta ketë bërë këtë, sepse ne të gjithë këta këtu në lagje jemi fis. Ne jemi një familje që nuk jemi ngatërruar me asnjë lloj njeriu, gjithmonë kam parë hallet e mia, kam parë drejtimin e shtëpisë time. Nuk kam asnjë dyshim se ma ka bërë dikush dhe nuk kam asnjë arsye të mendoj këtë sepse nuk i kamë bërë keq askujt.
 
Vajza u ka thënë ndonjë herë se ka pasur probleme me të fejuarin?
Jo asnjëherë. Nuk ka pasur probleme.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.05.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim