Vetëvendosja takim në Tiranë, Kurti: Një shtet që bashkon Kombin është ëndrra e çdo shqiptari

Vetëvendosja takim në Tiranë, Kurti: Një shtet që bashkon Kombin është ëndrra e çdo shqiptari

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë që ai drejton 'Vetëvendosja' në Muzeun Kombëtar të Tiranës, ku diskutuar në lidhje mundësit që Shqipëria dhe Kosova kanë për të ardhmen.

Ndër të tjera lideri i VV-së ka theksuar se dy vendet tona duhet t’i japin fund hendekut andej dhe këndej kufirit dhe duhet të bashkëpunojnë për të njohur më shumë njëri tjetrin në mënyrë që të forcohen në rajon.

Sipas Kurtit suksesi i shqiptarëve do të matet në momentin kur ata të kenë institucione dhe një treg të përbashkët. Ai ndër të tjera ka deklaruar se VV në Shqipëri e ka sjellur vetë populli që kërkon një Shtet të së Drejtës dhe janë lodhur nga gjendja e krijuar. Kurti është shprehur se VV nuk do të bëjë ndasi Veri-Jug apo të kaltër dhe në të kuq duke iu referuar partive politike këtu.

"Volumi tregtar mbetet i vogël, dhe barriera ne rrugën kombi e rrit shume bashkëpunimit. Mungon shkëmbimi i mësuesve nxënësve që do të promovonte gjeneratë të re të shqiptarëve. Shqiptarët kanë shumë ëndrra për një shtet të së drejtës. ku zvogëlohet hendeku i pakicës dhe i shumicës. Një shtet me të barabarta. Një shtet që na e bashkon popullin dhe kombin kjo është ëndrra e çdo shqiptari të jetojmë të lir dhe me dinjitet. Këto në Kosove dhe jo vetëm patriotizmin e kanë here si mburojë e herë si shpatë. Kur nuk ka vullnet për të bashkëpunuar nuk ka marrëveshje. Pas fitimit të vetëvendosjes do të kemi bashkëpunim union doganorë energji elektrike, politikë të jashtme etj. Pasuritë që kemi i konsiderojmë edhe për ata. Shqiptarët nuk kanë ndjerë dashuri për të korruptuarit. Në historinë e shqiptarëve janë bashkuar për të ruajtur vendin. Edhe Kosova e ka te dera. Vetëvendosjen në Shqipëri e kanë sjellë njerëzit. Ata që besonte Sami Frashëri në një Shqipëri që do mund të bëhet. Jo ndarje jug veri blu e kuq. Ju takon juve që të refuzoni të nënshtroheni predikimit se ju nuk jeni të rëndësishëm se Shqipëria nuk bëhet. Ne themi se vetëm ju mund ta ndryshoni vendin. Sepse pas dy dekadave." ka thënë ndër të tjera Kurti.

Ky takim i zhvilluar nw Tiranw nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti vjen në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë. “Pranvera shqiptare fillon nga Kosova”, është quajtur nisma e Qendrës së Vetëvendosjes në Tiranë dhe që synon të angazhojë qytetarë të Shqipërisë në zgjedhjet e Kosovës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rezi: 03/09/2019 20:37

    Ka bërë propogandë nëpër Europë, duke takuar kosovarët, i thonin po ti nuk ke pushtet, si mund të bësh gjë kur një % e vogël të mbështet? Tani shkon në Shqipëri të bëjë kalin e Trojës, nuk besohet një njeri që u përpoq të vinte shkopinj nën rrota shteti amë, duke bashkëpunuar me antishtetin. Turp për ata që i bashkohen një njeriu që nuk e di cili është qëllimi i tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë