/ATSH/.-Pas atentatit kriminal dhe sulmit ndaj revistës franceze "Charlie Hebdo", Lëvizja Vetëvendosje i bashkohet hidhërimit të opinionit të gjerë publik, kombëtar e ndërkombëtar dhe i shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave, kolegëve të tyre në revistën e sulmuar, si dhe shtypit francez në tërësi.

Përmes një mesazhi ngushëllues Lëvizja Vetëvendosje i përcjell ambasadës së Republikës së Francës në Kosovë solidaritetin dhe mbështetjen në këto momente të vështira për vlerat republikane të Francës, tek të cilat thekson se gjenë frymëzim edhe ajo.

Në sulmin kriminal të së mërkurës, më 7 janar 2015, u vu në shënjestër liria e shprehjes dhe ajo e kritikës, vlera universale të cilat duhen kultivuar me përkushtim, theksohet mes tjerash në telegram