Kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama, reagoi në rrjete sociale duke komentuar seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re, ku në sallë janë të pranishëm deputetët e Vetëvendosjes, Listës Serbe dhe disa përfaqësues të komuniteteve joshumicë.
Rama solli në vëmendje edhe votimin e deputetes së Listës Serbe, Tanja Vujoviç, për nënkryetare të Kuvendit, duke ironizuar qëndrimin e Vetëvendosjes.
"Sot paskan vendosë mos me qenë patriota me 'popullin serb'. Para dy dite po. Sot, jo. Patriotizmi, sot në Vetëvendosje e paska pushim!", shkroi Rama në Facebook.
Lajmi kryesor:
Votëbesohet qeveria e re e Kosovës, Kurti 4 merr detyrën me mendjen te zgjedhja e Presidentit! Kreu i ri i shtetit duhet brenda 60 ditësh, ndryshe në zgjedhje! Opozita bojkoton seancën










