Vetëvrasja e 47-vjeçarit, e bija: E dhunuan se m'i tregoi të gjitha. 6 muaj më parë humba nënën

Vajza e 47-vjeçarit Ardian Kallami, i cili u vetëvra një ditë më parë pas daljes nga komisariati i Policisë Shkodër, ka deklaruar se babai i saj është dhunuar nga uniformat blu.

E reja Romina Kallami ka treguar mes dhimbjes e lotëve se gjashtë muaj më parë ka humbur nënën e saj, dhe tashmë edhe të atin. Ajo u shpreh e bindur se babai i saj nuk është vetëvrarë, por është dhunuar nga policia, duke shtuar se i ati i kishte treguar gjithçka.

Babai më ka thënë që e kanë dhunuar në polici. Kërkojmë drejtësi. Nëse nuk gjendet drejtësi, atëherë do të jetë viktima e tretë. Para gjashtë muajsh kam humbur nënën, tani babanë. Akuzat për vjedhje janë thjesht shpifje. Im at është dhunuar, m’i tregoi të gjitha. Dua drejtësi mbi të gjitha.

Romina Kallami, vajza e viktimës

Ardian Kallami u shoqërua të shtunën nga policia, me dyshimin e grabitjes së një banese në Vaun e Dejës, por më pas u lirua, ndërsa dje u thirr sërish duke u marrë disa orë në pyetje.Pas daljes nga komisariati ai u gjet i vetëvarur, ndërsa familja akuzon policinë për dhunë fizike dhe psikologjike, që e dërguan drejt vetëflijimit. Nga ekspertiza ka rezultuar se ndaj tij nuk është ushtruar dhunë fizike, ndërsa SHÇBA ka nisur hetimet duke nisur nga hyrje-daljet në komisariat dhe të gjitha veprimet e tjera të grupit hetimor.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur