Ish-deputetja demokrate Izmira Ulqinaku ka reaguar për rastin e vetëvrasjes në burg të kukësianit Bilbil Hasani, i cili qëndronte në qeli në pritje të gjyqit, pasi akuzohej për vjedhjen e një shume shumë të vogël lekësh. Për këtë rast të sistemit të drejtësisë, demokratja akuzon sërish kryeministrin Rama, kur thotë se 'mbushi qelitë e burgjeve me hallexhinj dhe trafikantët, përdhunuesit e kriminelët e vërtetë, bëhen ministra, deputetë e kryetarë të bashkive'.
"Ndërkohë që Edi Rama me sistemin e tij privat të drejtësisë mbush qelitë e burgjeve me hallexhinj; trafikantët, përdhunuesit dhe kriminelët e vërtetë, bëhen ministra, deputetë e kryetarë të bashkive. Është koha e maskarenjve ku për vjedhjen e 12 mijë lekëve të vjetra mbahet në burg kryefamiljari, i cili për muaj ka pritur dënimin në qelinë, ku nën presionin e opinionit dhe i mbërthyer nga ankthi e depresioni, dje ka bërë vetvrasje.
Këtë herë viktima e sistemit të kalbur kriminal të Edi Ramës quhet Bilbil Hasani. Nuk duhen harruar edhe shumë raste të ngjashme në këto 7 vite, ku kryefamiljarë të shumtë i kanë dhënë fund jetës nga pamundësia ekonomike e pagesës së tarifave të energjisë elektrike.Ndërkohë, Saimir Tahiri i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, shijon lirinë dhe hetohet në gjendje të lirë.
Kriminelët e vërtetë të Shqipërisë janë pasuruar nga Edi Rama dhe është e pamundur të dënohen derisa ai të jetë Kryeministër. Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Vangjush Dako, Arben Ndoka, Armando Prenga, etj, me në krye Edi Ramën, janë të lirë dhe po shijojnë paratë e pasuritë e vëna nga korrupsioni, krimi e droga. Janë këto kriminelë që e sollën Ramën në pushtet dhe jo vota e lirë, prandaj politika e tij është t'i varfërojë e t'i shtypë shqiptarët e zakonshëm e të pamundur, sepse i blen më lehtë kur ka zgjedhje.
Në burg duhet ta kenë vendin kriminelët e vërtetë, ato që çdo ditë vjedhin shqiptarët, dhe jo hallexhinjtë të cilët mundohen të mbijetojnë dhe luftojnë për kafshatën e bukës! Edi Rama ka dështuar!" shkruan Izmira Ulqinaku.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1916
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SKEDA/ Nga Fatos Nano dhe Safet Zhulali, te Saimir Tahiri, Lefter Koka dhe Ervin Salianji! Ja ministrat dhe deputetët e arrestuar e dënuar nga Drejtësia
26 Shtator 2024, 16:14
-
Pakti i fshehtë në 'Sky' mes Behar Bajrit dhe Durim Bamit: Ti më vrit Dorian Dulin,unë ju vras Arben Ndokën
8 Shtator 2024, 11:03
-
Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij
13 Gusht 2024, 23:10
-
Ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka! SPAK e shpalli në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos, ekzekutoi Erigers Mihasin dhe planifikoi eliminimin e Ervis Martinajt
2 Gusht 2024, 13:38
-
GJKKO lë në burg Xhelal Rrajën, vëllai i ish deputetit PS-së, pjesë e grupit të Durim Bamit! Akuzohet se planifikuan të vrisnin Arben Ndokën
12 Korrik 2024, 09:37
-
Operacioni 'Revanshi' vijon/ Arrestohet Xhelal Rraja, vëllai i ish deputetit PS! Akuzohet se do të siguronte mjetet për vrasjen e Arben Ndokës në varrimin e gjyqtarit
10 Korrik 2024, 12:54
-
‘Vrasja e vëllait të ish-deputetit Ndoka doli te ‘Metamorfoza’, gazetari Dervishi në Report Tv: E rëndë për Metën, flitet se e ka porositur ai
23 Qershor 2024, 12:17
-
'Metamorfoza'/ Arrestohet në Itali Aleks Ndreka! Leksi i Druve u prangos në aeroportin e Malpensas në Milano
10 Qershor 2024, 12:37
-
Aleanca Ervis Martinaj-Arben Ndoka për të hequr qafe Durim Bamin! 16 persona mobilizohen për ta vrarë e s’ia dalin! Bisedat në ‘SKY', Bajri: E ftoj në shtëpi, a je gati t’i grijmë këtu?
20 Maj 2024, 11:55
-
Nga Kasandër Noga tek Gjergj Cukali, ja 50 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut
19 Maj 2024, 22:50
-
SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO lë në qeli 9 të arrestuar! Avokatët: Arrestimi s’është i ligjshëm, nuk faktohet se kujt i përket numri në Sky ECC (EMRAT)
19 Maj 2024, 10:22
-
SPAK 'zbërthen' planin/ Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka kërkonin vrasjen e Durim Bamit, në ndihmë iu shkoi dhe Shullazi nga paraburgimi
18 Maj 2024, 16:30