Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve në Durrës e denigrimi në Tik Tok! Arrestohet bashkëshorti, fëmijët: Babi e kërcënoi ta vriste me thikë

Ajo që u pa në sytë e të gjithëve, vetëvrasje e një gruaje në kushtet e rëndesës psikologjike nga presioni social dhe bullizmi pas denigrimit në Tik-Tok, fsheh pas një histori të trishtë të dhunës në familje, deri në kërcënime me jetë nga bashkëshorti që e akuzonte për tradhti.

Teksa pas tragjëdisë, policia gjurmonte kush e hapi profilin denigrues në Ti-Tok me emrin e nënës së 4 fëmijëve, - që i dha fund jetës me fotoksinë më 2 janar 2024 - zërat e vëllezërve të të së ndjerës, gjithashtu banues në Sukth të Durrësit, nxitën policinë të orientohet drejt një tjetër piste. 

"Bedrie Bushës ia mori jetën burri i vet, jo 100% por 1 milionë përqind motrën ma vrau burri.  Do t’i lutem shtetit shqiptar që të zbardhë çështjen. Motra ime 23 vjet martesë, 23 ditë të bardha nuk i ka parë në këtë derë. Burri i vet e mori dhe derisa e çoi tek vorri, vetëm nëpër burgje”, u tha gazetarëve vëllai i Bedrie Lokes, Avdi Bushi.

Kaq fjalë mjaftuar që hetuesit të rimarrin në pyetje bashkëshortin e 41 vjeçares, i cili përkohësisht jetonte në Greqi për shkak të punës sezonale, e në Shqipëri ishte kthyer për të kaluar festat në familje.

Babai e kërcënonte me thikë
Xhemal Loka 45-vjeçar është zënë ngushtë përballë fakteve të forta kundër tij. Njëri prej fëmijëve u tha efektivëve se e mbante mend shumë mirë datën 27 dhjetor, kur babai kërcënoi me thikë për të vrarë nënën në prezencë të tij, episod të cilin gruaja e ndjerë nuk e kishte kallëzuar në polici. Fëmijët e tjerë rrëfyen se mes prindërve kishte sherre të shpeshta përmes telefonit dhe kërcënime sa herë që babai vinte nga emigracioni.

Në banesë, policia i gjeti një automatik “Sharrs”, një krehër e sasi municioni luftarak. Efektivëve u kishte fshehur edhe një celular, i cili tashmë u gjet dhe u sekuestrua e bashkë me telefonin e nënës së 4 fëmijëve, janë dërguar për ekspertim. Hetuesit kanë dyshime të forta, se bashkëshorti e ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme 41-vjeçaren e telefonat pritet të faktojnë edhe më shumë dhunën në familje.

"Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi Xh. L., 45 vjeç, kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij, shtetasen B. L" informoi sot policia e Durrësit.

Goditja e fundit në situatën e rëndë të gruas ishin postimet me foton e saj dhe shkrime që e etiketonin të pamoralshme, duke ia bërë të vështirë edhe përballjen me kolegët e një fabrike fasonerie në fshatin Fllakë, ku 41-vjeçarja punonte. Hetuesit morën në pyetje dhe punonjës, të cilët e përshkruajnë një grua mbështetëse për koleget, por që kohët e fundit u shfaqte shqetësimin se e vuante publikimin e fotos denigruese.

Pikërisht zërat e shumtë që pasuan foton në një vend të vogël si Sukthi dyshohet të jenë bërë burim për xhelozi të sëmurë te bashkëshorti, i cili të premten, e 5 janarit 2024, kur dhe u bë publike ngjarja, teksa komunikoi me gazetarët jashtë kamerave, u tha se gruaja e tij ndihej e turpëruar nga çfarë publikohej për të në Tik-Tok.

Në mesin e një histerie kolektive që buron nga sulmet e personave të papërgjegjshëm në rrjetet sociale, gruaja vendosi t’i japë fund jetës më 2 janar, dhe rasti i rëndë u bë publik nga mediat më 5 janar, duke pasur edhe më një njoftim të vonuar të policisë së Shtetit.

 Nëna e 4 fëmijëve ishte sulmuar edhe më herët në rrjetet sociale, e në dhjetor të vitit 2022 kishte bërë denoncim, por fakti që s’u zbulua kush e hapi, ndoshta e detyroi gruan që me hapjen e profilit të fundit denigrues ndaj saj, të zgjidhte të heshte, të mbyllej në vetvete, e të shkonte drejt aktit ekstrem të vetë-vrasjes. Bashkëshorti fajësonte vajzën e tezes së gruas se ishte ajo personi që kishte hapur fals, por policia dhe as prokuroria e Durrësit nuk kanë vendosur para përgjegjësisë autorin e keqpërdorimit të të dhënave personave të viktimës. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:28
Nëna e vetëvrarë në Durrës punonte në kompaninë e saj, reagon Zaimina Vasjari: Ishte një nga punëtoret më të shkëlqyera

1704555556_zaiminavasjari266510417246574470911478937342618383106825ne1639753591284.jpg

Këngëtarja Zaimina Vasjari përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë me dije se Bedrie Loka që i dha fund jetës pas bullizimit në platformën "Tik-Tok" dhe dhunës nga bashkëshorti, punonte në fabrikën e saj në Sukth.

Zaimina u ndal te mënyra si u trajtua historia e të ndjerës ndërsa në fund shkruan se 41 vjeçarja ishte një "punëtore e shkëlqyer e ndershme dhe një nënë shembullore".

Ora 13:09
' 23 vjet martesë, 23 ditë të bardha nuk i pa në atë derë'! I vëllai i 41 vjeçares së vetëvrarë mes lotësh: E vrau burri i saj jo tik toku

Hetimet ndaj vdekjes së 41 vjeçares  kanë marrë një tjetër rrjedhë pasi ditën e sotme uniformat blu kanë arrestuar bashkëshortin e saj, Xhemal Loken.

Vëllai i të ndjerës, ka akuzuar drejtpërdrejtë bashkëshortin e saj, për vdekjen e së motrës. Në një prononcim për mediat, vëllai i 41-vjeçares ka deklaruar se e motra e martuar prej 23 vitesh nuk ka parë asnjë ditë të bardhë me bashkëshortin e saj.

Mes dhimbjes së fortë dhe lotëve që mezi i mban, ai i ka bërë thirrje shtetit shqiptar të zbardhë çështjen, teksa ka hedhur poshtë dyshimet se 41-vjeçarja i ka dhënë fund jetës si pasojë e bullizimit në TikTok.

“Bedrie Bushi është motra ime, do t’i lutem mediave shqiptare, kanaleve televizive të mos ja nxini fytyrën se e mbyti TikTok-u se atë nuk e vriste njeriu, jo ta vriste TikTok-u. Motrën ma vrau burri i saj. Do t’i lutem shtetit shqiptar që të zbardhë çështjen. Motra ime 23 vjet martesë, 23 ditë të bardha nuk i ka parë në këtë derë. Burri i vet e mori dhe derisa e çoi tek vorri, vetëm nëpër burgje. Ai në burgje ka qenë në Francë,  Zvicër e në të katër anët.”, është shprehur vëllai i Bedrie Lokes, Avdi Bushi.

Pista ku ishin përqëndruar hetimet fillimisht kishte të bënte me dyshimet se 41-vjeçarja i kishte dhënë fund jetës si pasojë e bullizimeve ndaj saj në rrjetin social “Tik Tok”.

Policia ka njoftuar se nga hetimet e thelluara ka rezultuar se 45-vjeçari ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshorten e tij, si dhe e kishte kërcënuar për ta vrarë me thikë, në prezencë të njërit prej fëmijëve.

Ora 13:02
'I bënte presion' vëllezërit akuzojnë bashkëshortin për vetëvrasjen e motrës së tyre

Vëllezërit e 41 vjeçares bëjnë me faj bashkëshortin për vetëvrasjen e motrës së tyre.

Vëllai i madh ka thënë se kanë pasur përherë debate mes çiftit.

“Motra jonë ishte grua me sedër. S’donte t’i ulte kokën burrit dhe as familjes tonë. Ai e vrau se bënte presion” kanë thënë vëllezërit jashtë kamerave për gazetarin e Report Tv.

 

 

 

Ora 12:51
Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve në Durrës, bashkëshorti i dënuar më parë për vjedhje e drogë

Foto: Xhemal Loka

Xhemal Loka, bashkëshorti i 41 vjeçares vetëvrarë në Durrës rezulton të ketë qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe vepra penale në fushën e narkotikëve jashtë Shqipërisë mëson gazetari i Report Tv, Artur Korriku.

Nëna e 4 fëmijëve humbi jetën pasi në Tik Tok u hap profil fals, që denigronte figurën e saj si grua.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi Loka I cili punonte dhe në Greqi kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij.

Ora 12:24
Vetëvrasja e 41 vjeçares në Durrës, policia vijon kontrollin në banesë, merren dëshmi të reja

 

Policia po kryen kontrolle në banesën e 41 vjeçares në fshatin Vardallë të Sukthit. Report Tv mëson se po merret dhe dëshmia e fëmijëve dhe e gjyshes.

Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Xhemal Loka policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak. 

Ndërkohë vijojnë hetimet edhe për personat që janë implikuar në çeljen e profilit fallco dhe hedhjen e fotove të së ndjerës do të vazhdojnë.

Vëllezërit e të ndjerës kanë treguar se konflikti i vazhdueshëm familjarë është përkeqësuar pas daljes së fotos me fjalor diskriminues në tik tok. 

Ora 11:05
VIDEO/Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve në Durrës, arrestohet bashkëshorti! E kërcënoi se do e vriste

Vihet në pranga bashkëshorti i 41 -vjeçares që humbi jetën 4 ditë më parë, si pasojë e konsumimit të fotoksinës. Nga hetimet e thelluara rezultoi se 45-vjeçari i identifikuar si Xhemal Loka ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshorten e tij.  

45-vjeçari, kur ishte kthyer nga Greqia, e kishte kërcënuar për ta vrarë bashkëshorten, me mjet prerës thikë, në prezencë të njërit prej fëmijëve.  

Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak. 
 

Njoftimi i policise 

Në vijim të veprimeve të thelluara  hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për zbardhjen e shkakut të konsumimit të lëndës helmuese nga 41-vjeçarja B. L., e cila më pas humbi jetën, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin Xh. L., 45 vjeç, i cili përkohësisht jetonte në Greqi, për shkak të punës.  

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi Xh. L., 45 vjeç, kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij, shtetasen B. L.

Gjithashtu, nga hetimet e thelluara rezultoi se më datë 27.12.2023, shtetasi Xh. L. e ka kërcënuar bashkëshorten me mjet prerës (thikë), për të vrarë, në prezencë të njërit prej fëmijëve. Për këtë rast, shtetasja B. L. nuk ka bërë kallëzim në Polici.

Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak. 

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë sekuestruar celularin e shtetasit XH. L., i cili e kishte fshehur atë, dhe nuk ka bashkëpunuar me Policinë. 

Ky celular, bashkë me celularin e shtetases B. L., janë dërguar për ekspertimin me qëllim gjetjen e provave për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.  

Po në vijim të veprimeve të thelluara janë kryer një sërë veprimesh të tjera procedurale me qëllim dokumentimin e plotë të shkakut që detyroi shtetasen B. L., të konsumonte lëndë helmuese.Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet e thelluara me qëllim zbardhjen e plotë të shkakut që detyroi 41-vjeçaren të konsumonte lëndë helmuese, nga e cila për pasojë humbi jetën.   

Gjithashtu, nga strukturat e specializuara për  Hetimin e Krimeve Kibernetike po kryehen veprime hetimore intensive për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore autorin/en e keqpërdorimit të të dhënave të shtetases B. L., në rrjetin social “Tik Tok”.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Ora 10:41
Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve pas denigrimit në 'Tik Tok', Manja: Rishikojmë legjislacionin, asnjë tolerancë bullizmit

1702666052_ulsimanja.JPG

Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka reaguar ditën e sotme për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Sukth të Durrësit, ku nëna e katër fëmijëve vrau veten me fotoksinë për shkak të bullizmit në rrjetin sociale “Tik tok”.

Përmes një postimi në rrjetin social “ Facebook”, Manja shpreh shqetësimin dhe tronditjen e tij për ngjarjen tragjike dhe paralajmëron ndryshime në legjislacion për sanksionimin sa më të ashpër ndaj “krimit online”.

“Ndihem i tronditur nga humbja e një jete nëne për shkak të sjelljeve të dobëta në rrjetet sociale. Si shoqëri, duhet të reagojmë fort kundër krimit dhe bullizmit online, duke filluar nga fëmijët dhe familjet tona për të mos pritur viktimën e rradhës pas Bedrie Lokës, si shtet do të na duhet të rishikojmë ligjet tona dhe të mos tolerojmë zbatimin e tyre, për të ndëshkuar ashpër këtë formë të krimit online që po vret përditë pak e nga pak pa u ndëshkuar askush. Është koha për t’u bashkuar, për t’u përballur me sfidat dhe të kërkojmë drejtësi. Zero tolerancë për sjelljet e dëmshme në botën digjitale!

Bashkë për një shoqëri të sigurtë dhe të drejtë”,- shkruan Manja.

Ora 09:33
Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve pas denigrimit në Tik Tok, merret në pyetje bashkëshorti dhe kolegu i punës që dha foton

1704532064_finalprojekt.00050223.Still104.jpg

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për vetëvrasjen e 41-vjeçares nga fshati Vardallë të Sukthit, pasi në Tik Tok u hap profil fals, që denigronte figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme.

Nëna e fëmijëve humbi jetën më 2 janar 2024, por rasti u zbulua në media 3 ditë më pas, më 5 janar.

Report Tv mëson se janë marrë në pyetje personat që kanë pasur kontaktet e fundit me të ndjerën. Janë pyetur disa kolegë pune si dhe ai që i ka dhënë foton vajzës së tezes, të cilën më pas kjo e fundit, sipas familjarëve e ka keqpërdorur. Gjithashtu i është kontrolluar telefoni.  Ky i fundit në dëshminë e tij ka thënë se foton e ka dhënë pasi nuk ka ditur marrëdhënien familjare mes dy grave duke menduar dhe për mirë

Në pyetje është marrë dhe bashkëshorti, I cili ka treguar si e gjeti të vdekur bashkëshorten, si dhe disa banorë të lagjes ku jetonte gruaja.

Ndonëse nëna e 4 fëmijëve kishte bërë denoncimin më 2 dhjetor 2022 profili fals nuk ishte mbyllur. Në një njoftim të djeshëm policia tha se I kishte kaluar materialet prokurorisë dhe se më pas nuk ka pasur kallëzim apo shqetësim nga shtetasja B. L, për këtë rast.

Ngjarja ka ngjallur reagime ndërsa në Tiranë sot është thirrur një protestë në sheshin "Nënë Tereza" në orën 11:30.Ky poster po qarkullon në rrjete sociale.

Çfarë thonin kolegët?
Kolegët e punës kanë pasur dijeni për ngarkesën psikologjike me të cilën po jetonte 41 vjeçarja.
 

“Kishte kohë që e vuante faktin e fotos që ka dalur. Shqetësim të cilin e shprehte dhe mes kolegeve” kanë thënë ata.

S.G/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 07/01/2024 07:10

    Sa apatike e patetike eshte shoqeria shqiptare, as 20 veta nuk kishin dal me protest

    Përgjigju
  • I drejiti: 07/01/2024 06:49

    Por mir mor njers ky burri saj nuk ka pas presjon psikollogjik Kur ka degjuar perket o qeka degjuar per gruan e tij ne TikTok. Normal se dhe ky sicdo burr ika folur Ose I ka kerkuar llogari te ndjeres. Por sikur nje grua te shofi ne TikTok per burrin e saj me grat e tjera si do reagoj normal qe do i boj burrit presjon psikollogjk. Ketu fajin e ka policija we ska reguar Kur ka mar denocimin nga e ndjera. Per nje vit te dy kan pas prsesjon psikollogjik si ajo dhe ky qe esht shum normale qe ai ka reaguare ndaj saj. Se Ajo ka qen e shfaqur ne TikTok pe donje gje. Por ne qoft se ai e ka dhunuar Kjo osht gje tjeter. Duhet te ndaheshin Kush te merrte drejtimin e vet.

    Përgjigju
  • Gripi: 06/01/2024 15:16

    Vetem OPGJ qe ka marre kallezimin dhe Shefi i Krimeve nuk kane faj. Ata jane thjeshte postiere te prokurorise nuk dine cfare eshte hetimi dhe parandalimi. E ndjera la vajtur kot ne polici per kallezim, ka vajtur se donte te pinte kafe me keta te dy police. Bashkeshorti dakort nese eshte keshtu, por njelloj duhet te denohen dhe policet qe nuk ka kryer detyren.

    Përgjigju
  • Qytetari: 06/01/2024 14:16

    Policia po i merr ne qafe njerëzit,ajo ka denoncuar ne policia, asnje mase nuk ka marre policia,dalin ne televizor min.drejtesise,min.brenshem e na thon përralla,policia tallet me qytetaret kur shkojne me denoncua per diçka

    Përgjigju
  • Saimir: 06/01/2024 12:36

    Ju lutemi ju te medias te verifikoni ne menyre te pavarur pa u ndikuar nga raportimet e policise. Sidomos asaj te Durresit. Qe genjejne per hic gje e jo per ngjarje kaq te rende. Kjo lloj policie e paafte dhe idiote eshte e njohur per taktiken e saj kap e rras nje brenda sa te ulen gjerat. Ato veprojne si ne kohen e hetusise famkeqe komuniste duke dhunuar njerzit qe te pranojne krime te paqena. Ndaj beni detyren dhe flisni me njerzit, gjeni faktet dhe te dime te verteten. Ne mese nje vit policia e prokuroria e Durresit bene sehir. Bullizmit te tik tok iu shtuaa bullizmi shteteror. Mos reagimi qofte edhe formal i atyre organeve rendoi shendetin mendor te se ndjeres dhe solli pasojen e rende, vdekjen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë