
Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për vetëvrasjen e 41-vjeçares nga fshati Vardallë të Sukthit, pasi në Tik Tok u hap profil fals, që denigronte figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme.
Nëna e fëmijëve humbi jetën më 2 janar 2024, por rasti u zbulua në media 3 ditë më pas, më 5 janar.
Report Tv mëson se janë marrë në pyetje personat që kanë pasur kontaktet e fundit me të ndjerën. Janë pyetur disa kolegë pune si dhe ai që i ka dhënë foton vajzës së tezes, të cilën më pas kjo e fundit, sipas familjarëve e ka keqpërdorur. Gjithashtu i është kontrolluar telefoni. Ky i fundit në dëshminë e tij ka thënë se foton e ka dhënë pasi nuk ka ditur marrëdhënien familjare mes dy grave duke menduar dhe për mirë
Në pyetje është marrë dhe bashkëshorti, I cili ka treguar si e gjeti të vdekur bashkëshorten, si dhe disa banorë të lagjes ku jetonte gruaja.
Ndonëse nëna e 4 fëmijëve kishte bërë denoncimin më 2 dhjetor 2022 profili fals nuk ishte mbyllur. Në një njoftim të djeshëm policia tha se I kishte kaluar materialet prokurorisë dhe se më pas nuk ka pasur kallëzim apo shqetësim nga shtetasja B. L, për këtë rast.
Ngjarja ka ngjallur reagime ndërsa në Tiranë sot është thirrur një protestë në sheshin "Nënë Tereza" në orën 11:30.Ky poster po qarkullon në rrjete sociale.
Çfarë thonin kolegët?
Kolegët e punës kanë pasur dijeni për ngarkesën psikologjike me të cilën po jetonte 41 vjeçarja.
“Kishte kohë që e vuante faktin e fotos që ka dalur. Shqetësim të cilin e shprehte dhe mes kolegeve” kanë thënë ata.
Lajmi kryesor:
Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve në Durrës e denigrimi në Tik Tok! Arrestohet bashkëshorti, fëmijët: Babi e kërcënoi ta vriste me thikë
S.G/K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
8.3%
-
Pak
81.1%
-
Nuk e di
10.6%
Vota total: 555
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOLAJM/ Qielli mbulohet nga ylberi shumëngjyrësh, ja pamjet spektakolare nga Porti i Durrësit
27 Mars, 17:02
-
U konfliktua me një person dhe kundërshtoi policinë, arrestohet 33-vjeçari në Durrës! I gjendet edhe një thikë
27 Mars, 14:11
-
Durrës/ Lejoi të merrej nafta kontrabandë nga anija e sekuestruar në Porto Romano, Apeli i GJKKO lë në burg policin
27 Mars, 12:13
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit Arben Sharra
26 Mars, 22:00
-
Durrës/ Tentuan të fusnin 50 mijë euro mall kontrabandë, në pranga 2 shoferët e autobusit (EMRAT)
26 Mars, 13:27
-
Me shpejtësi 'skëterrë', 22-vjeçarja në Durrës përplaset me një mjet të parkuar dhe përfundon në trotuar! Report Tv siguron momentin e aksidentit
26 Mars, 08:34
-
Kishte fshehur 1890 fara kanabisi në kofanon e makinës, arrestohet 26-vjeçari në Krujë! Në banesë kishte edhe pajisje kultivimi (EMRI)
24 Mars, 14:41
-
Deti nën ‘pushtetin’ e erës e dallgëve, vijon të jetë i pezulluar peshikimi dhe lundrimi i trageteve Vlorë-Brindisi, Durrës-Bari e anasjelltas! Rinisin nesër
24 Mars, 11:00
-
Durrës/ Policia i gjen 3.5 kilogramë kanabis në makinë, arrestohet 34-vjeçari dhe 2 personat që ia shitën! Momenti kur shkëmbejnë drogën (VIDEO+EMRAT)
23 Mars, 11:25
-
Krujë/ Eksploziv makinës së 25-vjeçarit, vetëm dëme materiale! Ja pista e hetimit: Dyshohet se ngacmoi një vajzë (EMRI)
23 Mars, 10:02
-
Sot deti nën pushtetin e erës e dallgëve, anulohet lundrimi i anijeve Vlorë- Brindizi -Vlorë e Durrës - Bari - Durrës! Ndalohen dhe mjetet e peshkimit deri më 25 mars
23 Mars, 07:52
-
‘S’ta dal dot as me fabrikë duhani mo!', Basha i kthen mesazhin e ‘dashurisë’ Ramës: Çyrbja ka fillu me fol, s’i mbushet mendja veç me cigare atij! Ku e ke Gjush akulloren? (VIDEO)
22 Mars, 19:50