Ulsi Manja
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka reaguar ditën e sotme për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Sukth të Durrësit, ku nëna e katër fëmijëve vrau veten me fotoksinë për shkak të bullizmit në rrjetin sociale “Tik tok”.
Përmes një postimi në rrjetin social “ Facebook”, Manja shpreh shqetësimin dhe tronditjen e tij për ngjarjen tragjike dhe paralajmëron ndryshime në legjislacion për sanksionimin sa më të ashpër ndaj “krimit online”.
“Ndihem i tronditur nga humbja e një jete nëne për shkak të sjelljeve të dobëta në rrjetet sociale. Si shoqëri, duhet të reagojmë fort kundër krimit dhe bullizmit online, duke filluar nga fëmijët dhe familjet tona për të mos pritur viktimën e rradhës pas Bedrie Lokës, si shtet do të na duhet të rishikojmë ligjet tona dhe të mos tolerojmë zbatimin e tyre, për të ndëshkuar ashpër këtë formë të krimit online që po vret përditë pak e nga pak pa u ndëshkuar askush. Është koha për t’u bashkuar, për t’u përballur me sfidat dhe të kërkojmë drejtësi. Zero tolerancë për sjelljet e dëmshme në botën digjitale!
Bashkë për një shoqëri të sigurtë dhe të drejtë”,- shkruan Manja.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Mars, 23:51
18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?
-
Po
15.7%
-
Jo
76.9%
-
Jam i/e dyzuar
7.3%
Vota total: 2137
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shokët e lagjes zihen për pagesën 2 mijë lekë në lokal, njëri përfundon në spital me plagë thike
16 Mars, 11:28
-
Plagoset me thikë 26-vjeçari në Durrës, paraqitet në spital për ndihmë mjekësore
15 Mars, 15:05
-
I ati i mori 15 mijë euro për blerjen e një banese, 3 persona në Durrës dhunojnë 49-vjeçarin: Ose na dorëzo shtëpinë, ose na kthe paratë
15 Mars, 14:43
-
Durrës/ 91-vjeçari godet me sende të forta në kokë dhëndrin e tij, përfundojnë të dy në spital
13 Mars, 20:11
-
Anulohen tri garat për të rijetëzuar stadiumet në Durrës, Vlorë dhe Korçë, Korporata e Investimeve: Nuk u paraqit asnjë aplikant
13 Mars, 16:46
-
Porti në Porto Romano, Rama: Kompania u tërhoq për shkak të krizës! Asnjë presion nga SHBA e BE, faktorë të tjerë s’donin të ishte histori suksesi
13 Mars, 12:46
-
‘Christian Dior’ dhe ‘New Balance’, doganat bllokojnë 5 mijë palë atlete në Durrës e Kakavijë
13 Mars, 08:16
-
Kërkohej në Itali për vjedhje, arrestohet në Portin e Durrësit 42-vjeçari me 5 identitete të ndryshme
12 Mars, 13:54
-
Nëndetësja turke TCG İNÖNÜ mbërrin në Durrës, vizitë në kuadër të bashkëpunimit me Shqipërinë (VIDEO)
11 Mars, 18:35
-
Anulohet tenderi 400 mln euro për portin e ri në Porto Romano, Karakaçi: Kompania u tërhoq, ka përpjekje për të sabotuar projektin
11 Mars, 14:05
-
Porti në Porto-Romano, deklarata e fortë e Ramës: Ka xhelozë, por edhe nga ata që po e luftojnë! I dimë kush janë, projekti do të bëhet
9 Mars, 12:15
-
Mungon siguria në shkolla, prindërit peticion për marrjen e masave urgjente
8 Mars, 14:20