Vetëvrasja e një vajze dhe trafiku i drogës, si u arrestuan dy shqiptarë në Itali! Transport kokaine me skuter elektrik
Lekët, skuter dhe celularët e sekuestruar
Dy shqiptarë janë vënë në pranga, pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin shisnin drogë në komunën e Kajros, në Itali.
Gjithçka nisi pas vetëvrasjes së një vajze të re, e lidhur ngushtë me trafikun e drogës në komunën e Valbormidos. Ngjarja “ngacmoi” dhe rriti dyshimet e policisë, duke bërë të nisnin kontrollet për trafikun e drogës në zonë dhe përreth saj.
Veçanërisht, lëvizjet e njërit prej dy shqiptarëve, i cili qarkullonte me një skuter elektrik, drejt shtëpive të njerëzve të varur nga konsumi i drogës, ka bërë që policia t’i identifikoi dhe organizoi arrestimin e tyre.
Mbrëmjen e djeshme, njëri prej trafikantëve shqiptarë u vë në pranga, pasi u kap duke i shitur drogë një të riu vendas.
Shqiptarit iu gjetën edhe tre doza të tjera kokainë gati për t’u shitur, të cilat i kishte fshehur nëpër pantallona. Në shtëpi, gjatë kontrollit të mëpasshëm, u gjet edhe shqiptari tjetër, i cili edhe pse ishte dëbuar verën e vitit të kaluar nga Italia, ishte kthyer ilegalisht. Kjo ishte edhe një tjetër arsye e arrestimit të tij.
Policia gjeti një shumë prej dy mijë eurosh cash, të ardhura nga veprimtaria kriminale, një kartë krediti të huaj, një orë Rolex dhe një skuter.


J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pritet konferenca e parë ndërqeveritare, mendoni se Shqipëria bëhet anëtare e BE në një kohë të shkurtër?
-
PO
53.3%
-
JO
41.5%
-
NUK E DI
5.3%
Vota total: 1288
Lajme të tjera
-
Aksident i frikshëm në Itali mjeti përplaset me rrapin, ndërron jetë 18-vjeçarja shqiptare! (FOTO)
1 Korrik, 17:17
-
Plagosi me thikë 2 bashkëkombasit dhe një italian, merr fund arratia e 52 vjeçarit shqiptar
30 Qershor, 16:33
-
Drogë me postë nga Anglia, arrestohet 34-vjeçari , në pranga dhe bashkëpunëtorja e tij 64-vjeçare
30 Qershor, 12:17
-
Samiti i G7 – Vendosmëri për përballimin e krizës së shkaktuar nga lufta
30 Qershor, 11:17
-
Arrestohen 'skifterët' shqiptarë në Itali, vidhnin banesa në Milano! Si përpiqeshin të fshihnin gjurmët me anë të targave
29 Qershor, 14:16
-
Raporti i OKB i Drogave: Në vitet 2016-2020 Shqipëria renditet e shtata në botë për kultivimin dhe përdorimin e kanabisit
28 Qershor, 07:44
-
Përleshje e dy grupeve shqiptare në aeroportin e Perugias në Itali! 8 persona të arrestuar, momenti kur qëllohen me grushta e shkelma (VIDEO)
26 Qershor, 22:46
-
Tentoi të puthte me zor kamarieren në Itali, e pëson 47-vjeçari shqiptar! I caktohet masa arrest shtëpie
23 Qershor, 17:18
-
‘Me 30 doza kokainë, pasaportë të falsifikuar dhe 1600 euro’, dëbohet nga Italia i riu shqiptar
22 Qershor, 20:18
-
Thyerje dhëmbësh dhe aksidente të rreme për të përfituar nga siguracioni, shkatërrohet grupi i mashtrimit në Itali! 267 të dyshuar, mjekë dhe avokatë të përfshirë
22 Qershor, 16:12
-
U nis nga Durrësi, Guardia di Finanza prangos në Ancona ish policin shqiptar Fatos Hasku! Kishte mbushur makinën plot me heroinë! Emri i tij i lidhur edhe më parë me trafik droge
22 Qershor, 10:10
-
‘Vajza po ushqehej kur nëna e nxori jashtë për ta vrarë’, detaje të reja nga vrasja makabre e 5-vjeçares në Itali
20 Qershor, 17:52