Vetëvrasja e të resë në Kamëz, Spiropali: Ndërhyrje në legjislacion, të ndëshkohet shantazhi e denigrimi online

Vetëvrasja e të resë në Kamëz, Spiropali: Ndërhyrje në legjislacion, të ndëshkohet shantazhi e denigrimi online

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar lidhur me rastin e 27-vjeçares në Kamzë, nënë e një vajze 2-vjeçare, që i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt, pasi i publikuan foto intime në rrjetet sociale.

Përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Spiropali kërkon dënim maksimal për personin që ka shkaktuar/nxitur këtë tragjedi.

“Si nënë, si grua, si ministre dhe deputete e Kuvendit, nisur nga këto fenomene traumatike, jam duke ndërmarrë një iniciativë të propozimeve konkrete për dhunën me bazë gjinore, për ndërhyrje në legjislacion në  linjë me rekomandimet e GREVIO-s dhe legjislacionin e BE-së. Jam e hapur për çdo sugjerim nga shoqata ose individë, për këtë plagë që shkatërron e merr jetë njerëzish”, u shpreh Spiropali.

 “Një ditë më parë u raportua se e reja kishte rënë aksidentalisht, por tashmë hetimi ka marrë një tjetër kthesë. Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar një person të dyshuar për shantazh dhe dhunë me bazë gjinore në rrjetet sociale me pasojë të rënda për jetën e gruas së re”.

“Në pranga për këtë ngjarje ka rënë një personazh banal TikTok-u, i cili dyshohet se ia ka publikuar foton vajzës në rrjetet sociale. Kjo foto më pas ka qarkulluar edhe në rrjete të tjera. Ky rast tmerrësisht i rëndë, ashtu si rastet e mëparshme të raportuara, apo ato raste që nuk raportohen kurrë dhe vuhen në heshtje, kërkojnë drejtësi”, theksoi Spiropali.

Sipas ministres, denoncimet për krime kibernetike dhe kërcënime online duhet të trajtohen me seriozitetin maksimal.

“Gjuha e poshtërimit, shantazhit dhe e denigrimit të grave gjendet rëndom në medien vizive, të shkruar dhe online, ku sulmet kalojnë pa u analizuar dhe pa u dënuar nga ligji dhe shoqëria. Denoncimet për krime kibernetike dhe kërcënime online duhet të trajtohen me seriozitetin maksimal nga organet ligjzbatuese dhe nga sistemi i drejtësisë. Legjislacioni për mediat online, krimet kibernetike, kodi penal etj., kanë nevojë për ndërhyrje imediate që kultura e shantazhit, shpifjes dhe e denigrimit të luftohet pa asnjë rezervë nga ligji dhe të mos kthehet në normalitet shoqëror”, nënvizoi Spiropali.

B.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?