Vetëvrasja në Komisariatin e Kavajës, Helsinki: Kushtet në burg të papërshtatshme, ngjarja me shumë pikëpyetje! Avokati: Mungesa e transparencës, s’ndihmon në parandalim

Sipas një vëzhgimi të Komitetit të Helsinkit lidhur me vetëvrasjen e Ilvi Metës në komisariatin e Kavajës, rezulton siç tha edhe drejtoresha Erida Skëndaj se kushtet e burgut ishin të papërshtatshme si dhe oficerët në turn nuk u treguan mjaftueshëm vigjilentë, duke mos zbatuar detyrat e tyre.

“Duhet të keni kujdes, ky person mund të vetëvritet”, ky ka qenë shënimi i një polici pasi la turnin, një paralajmërim që nuk u mor parasysh nga punonjësi i radhës. Kështu deklaroi në ‘Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu, drejtoresha e Komitetit Helsinki.

Një pikëpyetje dhe kontradiktë të madhe ka edhe lidhur me bluzën që kishte veshur i ndjeri. Në vëzhgimin e bërë sipas policëve ai kishte një bluze pa rrip, ndërsa në ekspertizën mjekoligjore thuhet e kundërta.

“Kushte e dhomave të sigurimit në Komisariatin e Kavajës, zgavra kishte një gjatësi prej 2 metrash, nuk duhet të jetë më shumë se 60 centimetrat. Oficeri i shërbimit, në momentin që ka bërë dorëzimin dhe ka lënë turnin, ka lënë një shënim që shtetasi mund të ketë rrezik që mund të vetëvrasës veten. ‘Duhet të keni kujdes, pasi ky person mund të vetëvritet”. Nëse ka pasur edhe tentativa të tjera, duhet të kishte një psikolog, të merrte mjekim, të lajmëroheshin familjarët. Duhet të ishin marrë masat parandaluese. Punonjësit janë kontradiktor edhe për sa i takon sendet e ndaluara. Disa thonë se kishte bluze pa kapuç, ndërkohë sipas ekspertizës thuhet që ai kishte një bluze me kapuç. Shpesh herë dhuna që ushtrohet ndaj personave, nuk kryhet në komisariat, por në momentin që kapen deri në transferimin në komisariat.”, tha ajo.

I pranishëm në studion e Report Tv ishte edhe avokati Idajet Beqiri, i cili theksoi se mungesa e transparencës në këto raste është shumë e rëndë, pasi nuk ndihmon në parandalimin e tyre në të ardhmen.

“Në momentin që ndodhin, bëjmë zhurmë të madhe, më pas nuk e nxjerrim sesi ka ndodhur. Kjo mungesë transparencë është shumë e rëndë dhe kështu as nuk i parandalojmë dot këto ngjarje kaq të rënda. Kur ndalohet dikush, është përgjegjësia e shtetit. Ato thonë që u varë me rripin, por si mund ta kishin futur në qeli me sende të tilla. Të paktën deri në 72 orët e para kujdesi për këta njerëz duhet të jetë maksimal, është momenti i tronditjes. Gabimet e policëve dhe mjekëve ka tendencë që të mbulohen. Kur flas për transparencë, njerëzve të ligjit duhet t’u shkojë mendja për familjarët.”, u shpreh avokati.

Skënderaj gjatë fjalës së saj tha se ka një mospërputhje në orarin e gjetjes së Ilirt të vdekur.

“Kemi bërë një vëzhgim, për rastin në fjalë. Ngjarja në vlerësimin tonë mund të parandalohej. Problematikat që janë konstatuar janë që punonjësit duhet të kishin respektuar detyrimet si dhe të kontrollonin dhomën e sigurisë ku mbahej i ndjeri. Zbatimi i urdhrit të arrestit, pra nga personi i shoqëruar dhe arrestuar është bërë disa orë me vonesë, por nëse do të bëhej menjëherë, personi duhej të ishte transferuar në paraburgim që në orën 4. Ka një mospërputhje mes orarit të gjetjes së Ilirit të vdekur. Pra mes orarit që është publikuar në ekspertizën mjekoligjore dhe pretendimet nga policët.”, u shpreh ajo.

Ilvi Meta ka varur veten me një lidhëse në Komisariatin e Kavajës dy ditë më parë, duke tronditur opinionin publik.

J.GJ./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë