Vetëvrasja e Ilvi Metës, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Polici i turnit shënoi në libër se i riu mund të vetëvritej! Ngjarja tragjike mund të parandalohej

Vetëvrasja e Ilvi Metës, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Polici i turnit shënoi në libër se i riu mund të vetëvritej! Ngjarja tragjike mund të parandalohej

Ilvi Meta dhe detaje nga qelia

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka dhënë të tjera detaje në një deklaratë të bërë së fundmi në lidhje me vetvarjen e të riut Ilvi Meta. Në një raport të plotë sipas KSHH ngjarja tragjike mund të ishte paranduar. 

Në deklaratë thuhet se në takimin që patën me shefin e Komisariatit të Policisë Kavajë, vëzhguesit e KShH-së u informuan për detajet. Vëzhguesit u informuan se shtetasi Ilvi Meta është shoqëruar fillimisht në Komisariatin e Policisë Kavajë në orën 11:30 të datës 04.05.2022, e cila u verifikua edhe në Rregjistrin e Evidentimit e Dhënave për Personat e Shoqëruar.  Në orën 15:50 është realizuar ekzekutimi i masës së sigurisë “arrest me burg” në ambientet e Komisariatit, për veprën penale të Vjedhjes (sipas nenit 134/1 të Kodit Penal), si dhe është njoftuar familjari i tij, babai, nga oficeri i patrullës B.B. I ndjeri Ilvi Meta ka qendruar i vetëm në dhomën e sigurisë. Kjo e dhënë është verifikuar edhe në Rregjistrin e personave të ndaluar/arrestuar të ndodhur në Komisariat.

Në librin e dorëzimit të shërbimit, punonjësi përgjegjës ka identifikuar rrezikun për tentativë vetëvrajse të këtij shtetasi. Sipas KSHH Polici Petrit Brahimaj ka shënuar se mund të vetëvritej. Polici Brahimaj la porosi në librin e shënimeve të kihej kujdes Ilvi Meta, mund të vetëvritej. Brahimaj la turnin në orën 19:00 dhe la shënim, mjeku konstatoi vdekjen në orën 18:00. Ka një mosrakordim shumë të madh të orareve.

Po sipas Komitetit Shqiptar i Helsinkit njëri nga policët e arrestuar deklaron se Ilvi Meta s'ka pasur lidhëse. Sipas njërit prej policëve bluza që Ilvi Meta mbante veshur nuk kishte kapuç.

KShH shpreh shqetësimin se rasti në fjalë nuk është një rast i izoluar. Institucionet eprore si dhe ato ku mbahen shtetasit e ndaluar apo të arrestuar si dhe persona që ndodhen në ambientet e paraburgimit apo në burgje, duhet të kujdesen në mënyrë të veçantë për masat e sigurisë dhe respektimin e tyre, me qëllim garantimin e shëndetit dhe jetës së këtyre shtetasve. Është përgjegjësi e tyre dhe personave të ngarkuar me këtë detyrë, të zbatojnë në mënyrë korrekte dhe me vigjilencën e duhur, ligjet dhe aktet nënligjore ku përcaktohen masat parandaluese të sigurisë që duhet të merren, nënshtrimin e këtyre personave ndaj kontrollit mjekësor si dhe realizimin e kontrolleve periodike, për zbatimin e duhur të kuadrit ligjor.

Deklarate_Verifikimi i KShH ne Komisariatin e Kavajes per humbjen e jetes se te riut 31 vjecar


Lajmi kryesor:

Ilvi Meta vari veten, prokuroria kërkon burg për 3 policët që shpërdoruan detyrën! Dosja e Prokurorisë, orët e fundit të jetës së 31-vjeçarit! VIDEO nga dhoma e paraburgimit


K.T./SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja