FIER - Numri i personave që tentojnë vetëvrasjen me fostoksinë në qarkun e Fierit është dyfishuar. Nëse në vitin 2011 u evidentuan nëntë raste, ky numër ka mbërritur në 20 ndërsa tetë prej tyre kanë gjetur vdekjen. Po ku gjendet ky pesticid vdekjeprurës? Fostoksina dhe helmet e minjve shiten rrugëve të qytetit ndërsa nuk mungojnë as pikat e tregtimit para poliklinikës së spitalit.

Një prej farmacive që tregtojnë pesticidet bujqësore është ajo e Qemal Biçokut. Për kameran e A1 Report ai këshillon që shitjet e fostoksinës duhet të bëhen vetëm për personat e pajisur me licencë e të ndalohet ofrimi i saj nga tregtarët ambulantë në rrugë.

"Pesticidet duhet të tregtohen së pari nga specialistë, të kesh njohuri të plota për tregtimin e tyre, duhet të jesh i pajisur me licensa sipas rregullave të shtetit. Ka raste të vecanta që së pari tregtohen në disa pika të vecanta helme dhe pesticide që janë të rezikshme për jetën e njerëzve, si fotoksina apo preparate të tjera tregtohen pa licensë apo pa njohuri te sakta nga ata që nuk janë specialista."

Sipas statistikave rezulton se në shërbimin e reaminacionit te spitalit rajonal te Fierit trajtohen në vit rreth 70 deri në 100 raste vetëhelmimesh mes të cilave edhe ato me pesticide. Policia mjaftohet me konstatimin se rastet ndodhin për motive të dobëta ndërsa institucionet nuk marrin masa për të parandaluar shitjen e kësaj lënde në tregun e lirë.

(Gre.M/Shqiptarja.com)