Vetëvrasjet në Greqi: 43% më
shumë që nga fillimi i krizës

ATHINË - Numri i vetëvrasjeve dhe tentativave për vetëvrasje në Greqi qysh nga fillimi i krizës e deri më sot ka pësuar një rritje galopante dhe shifrat janë me të vërtetë alarmante.
Shkaku kryesor? Ajo që përmendëm pak më sipër: Kriza e tejzgjatur ekonomike, por edhe mungesa totale e perspektivës.
 
Sipas Shërbimit Statistikor Kombëtar Grek, ELSTAT, norma e rritjes së vetëvrasjeve të raportuara në një vit është 26.5%, ndërsa krahasuar me vitin 2007, para fillimit të krizës është rritur 43%.
 
Konkretisht, në vitin 2007 ka pasur 328 vetëvrasje, ndërsa në vitin 2011 ka pasur 477 vetëvrasje. Sipas OJQ-ve greke vlerësohet se në fakt, vetëvrasjet janë shumë më tepër se ato të regjistruara. Vetëm nga fillimi i krizës e deri më tani përllogaritet që në Greqi të jenë kryer mbi 3000 vetëvrasje ose tentativa për vetëvrasje, shifër kjo tepër e lartë dhe alarmante.
 
Rajoni me normën më të lartë të vetëvrasjeve është Kreta, ku në vitin 2011 ka pasur 37 vetëvrasje, 49 vetëvrasje në vitin 2012 dhe në vitin 2013, deri në muajin gusht 34 të tilla.
 
Në rast se deri disa vite më parë, telefonatat, të cilat bëheshin në linjën e posaçme telefonike, për denoncimin, por edhe parandalimin e vetëvrasjeve kishin të bënin kryesisht me çështje, të shëndetit dhe çrregllimeve psikike, tashmë mbizotërojnë problemet sociale e ekonomike.
 
41% e telfonatave kanë të bëjnë kresisht nga persona të cilët shqetësohen për ndonjë njeriun e tyre të afërt. Sipas studimit rritje e përqindjeve të papunësisë me 1%, ka një rritje me 0.79% të treguesit të vetëvrasjeve. Sipas të dhënave, personat më të prirur për vetëvrasje janë të papunët, të vetëpunësuarit dhe pensionistët.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj në shesh pret Vitin e Ri me artistët e qytetarë: Progresin e Tiranës s'e ndal askush! Më pak stërkëmbësha e më shumë punë

Erion Veliaj në shesh pret Vitin e Ri me artistët e qytetarë: Progresin e Tiranës s'e ndal askush! Më pak stërkëmbësha e më shumë punë