Vetëvrasjet për energjinë, Basha:
Qeveria e Ramës mban përgjegjësi

 Vetëvrasjet për energjinë, Basha:<br />Qeveria e Ramës mban përgjegjësi
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vënë gishtin mbi qeverinë sa i përket vetëvrasjes së kryefamiljarit Llazi Nase në qytetin e Vlorës, që sipas familjarëve nuk kishte lekë për të paguar faturën e energjisë elektrike.
 
Pas mbledhjes së grupit, Basha në një konferencë për mediat ka akuzuar qeverinë për pasojat tragjike që ka sjellë në jetën e shqiptarëve çmimi i energjisë elektrike, aksioni qeveritar për mbledhjen e faturave të prapambetura dhe sjelljen barbare te policise ndaj qytetareve. Fjala e plotë e Bashës në mbledhjen e grupit

"Qeveria e Rilindjes është përgjegjëse për situaten dramatike në të cilën ndodhet vendi", deklaroi Basha. Sipas kreut të PD qytetarët duhet të në protesta për t'u bërë barrikadë e së keqes Basha theksoi se kjo qeveri nuk është ajo për të cilën u votua dhe se i ka mbaruar koha. Ai tha se janë qytetarët ata që kanë tagrin për ta çuar në shtëpi. 

“Tani në përfundim të vitit të tyre të dytë, e ashtuquajtura qeveri e Rilindjes ka me shumicë tragjedi e skandale. Pardje, një tjetër qytetar, Llazi Nase nga Vlora, i dha fund jetës në pamundësi në për të paguar faturën e kripur të energjisë elektrike. I shprehim ngushëllim et dhe jemi shumë të hidhëruar nga këto situata. I bëjmë thirrje qytetarëve të kërkojnë asistencë nga shoqëria në tërësi, nga shoqëria civile, nga PD­-ja të kërkojnë asistencë, qytetarëve të cenuar në nderin dhe dinjitetin e tyre, i ftoj të bashkohemi si një trup i vetëm në protesta sepse e keqja s’mund të jetë kurrë më e fortë se e vërteta, sepse ka zgjidhje, ka perspektivë. Kemi kërkuar përgjigje për gjithë këtë tragjedi që i ndodhi të ndjerit, që ka ndikuar në vetëvrasjen e qytetarit. Për të gjithë ata që kanë ndjeshmëri, i ndjeri Llazi Nase meriton vëmendje se ai nuk është një individ, por një kategori, një komunitet i madh i shoqërisë që është vënë në shenjëstër të shtetit, me diskriminim, me pashpirtësi, me arrogancë; është antiligji, shkaku i dëshpërimit që i ka kapluar njerëzit lidhur me energjinë", deklaroi basha ndërsa kërkoi nga qeveria  uljen e çmimit të karburanteve dhe taksave. 

Rastet e dhunës, Basha: Policia dhunon qytetarët, mbron kriminelët
Kreu i PD ka folur dhe për dhunën e policisë ndaj qytetarëve në disa raste. Basha tha se policia dhunon qytetarët dhe mbron kriminelët. "Kjo qeveri ka zhbërë procesin demokratik të policisë në komunitet duke krijuar një polici në distancë, të largët me qytetarë. Në pak ditë kemi pasur tre raste të rrahjes nga skuadrone te Ramës dhe Tahirit. Po sa janë rastet që nuk filmohen? Këto nuk janë më lajthitjet e tre shefave këtu dhe 2 policëve atë por është fryma për të vendosur këtë shtet policor, që nuk i prek qimen e flokut bandave, madje është në simbiozë me ta. Dhuna ndaj Tomi Mishës është një goditje e rëndë për qytetarët shqiptarë, është një apel për të hapur sytë dhe për t’iu kundërvën ë me protesta dhe me votë, regjimit të dhunës. Kërkojmë marrjen e masave të rrepta ndaj personave që kanë ndikuar në dhunimin e qytetarëve", deklaroi Basha. 

Basha: Dhunimi i Enver Bashës, dëshmi e dështimit
Sipas kreut të opozitës rasti i fundit i dhunimit të Enver Bashës, personi që ndihmoi policinë në arrestimin e Kostandin Xhuvanit tha se është një turp për policinë e Saimir Tahirit. Sipas tij kjo është një dëshmi e dështimit. Dhunimi çnjerëzor i Enver Bashës është një dëshmi e dështimit. Ky djalë u gjend në krah të Policisë, kur djali i mikut të Ramës vrau katër vetë në mes të Tiranës. Enver Basha ka guxuar shumë. Dua t’i uroj shërim të shpejtë dhe të them se xhesti i tij është frymëzim dhe një qytetar model. por rrahja e ti brutale është një turp për këtë pushtet. Kryeminist ri dhe Ministri i Brendshë m do ta kenë këtë si nj medalje turpi.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur