Vetingu, Berisha:S’ka negociata
Rama: Bllokimin do ta paguani

Vetingu, Berisha:S’ka negociata<br />Rama: Bllokimin do ta paguani
TIRANE-Vettingu dhe hapja e negociatave së Shqipërisë janë bërë cështjet kryesoret të debatit në Kuvend ku do të diskutohej pr/buxheti për vitin 2017. Ka qenë ish- kryeministri Sali Berisha që deklaroi se nuk do të ketë çelje të negociatave për Shqipërinë nga Bashkimi Europian. Sipas tij, negociatat nuk u hapën sepse Rama “varrosi” konsensusin me PD.
Por kryeministri Edi Rama u shpreh se hapja e negociatave duhet të jetë një hap i merituar për shqiptarët dhe kjo arrihet nëse futet në zbatim Vettingu. Në këtë pikë Rama sfidon PD-në dhe i kërkon të nisin Vettingun dhe të shohin nëse BE i hap apo jo negociatat për Shqipërinë.
Megjithatë Rama i bën të ditur PD-së se është kthyer tashmë në një mur për celjen e negociatave dhe se ndëshkimi do u vijë vitin e ardhshëm nga vota e shqiptarëve.

Debatet me ore per Vetting ne parlament
Ora 15:50 Bumci: Nuk ka rrezik rus, nuk ka as negociata dhe arsyet i di Rama
Deputeti demokrat Aldo Bumci u shpreh se fajtori për mosceljen e negociatave të Shqipërisë me BE është Rama. Duke marrë shkas nga intervista e Ramës për një media gjermane, Bumci tha se shqiptarët janë komb europian dhe se nuk asnjë rrezik rus nuk kërcënon vendin apo Ballkanin.

Të besosh se shoku i Visit (Elvis Rroshit) është për Vettingun beson që Rama është Papa. Tani BBC po jep reportazh, Shqipëria kryeqyteti i kanabisit në botë. Cfarë është ky kriter apo kusht? E vërteta është se nuk ka negociata. Rama gënjeu shqiptarët për një gjë kaq të rëndësishme. Pastaj tha ka vetëm një kusht, Vettingu pastaj doli që nuk ka negociata sepse ka 7 kushte. Pse janë zgjedhjet kusht, pse nuk ishin kusht më parë. Zgjedhjet janë problem vetëm tani. Në zgjedhjet e 2015 OSBE ODHIR shtrojnë pyetjen a ishin të lirë shqiptarët nga frika dhe kërcënimi kur votuan. Raporti thotë që kishte banda në vendin e votimit. Nëse Gjermania që është investuar kaq shumë për Shqipërinë detyrohet të thotë jo do të thotë që dështimi është i rëndë, është krimi, droga dhe korrupsioni. Në 2014 u mor statusi i vendit kandidat, por gjërat shkuan më keq pas atij viti. Pse nuk e motivoi këtë kryeministër marrja e statusit që të sillet më mirë po e bëri Shqipërinë kanabis. Vullneti i Europës nuk mjafton. Tha që ka rrezik Rusia të ndikojë zhvillimet në Shqipëri. Shqiptarët janë kombi më pro evropian dhe por amerikan. Ne kemi një zgjedhje që e kanë thënë rilindësit dhe është perëndimi. Nuk ka asnjë rrezik të jashtëm rus në Shqipëri, ka vetëmn një rrezik rus dhe ai është regjimi putinist i qeverisë.

Putinizmi si qeverisi është një rrezik real në Shqipëri. Këtë rrezik e ka sjell kryeministri Rama Prandaj Merkel i tha që nuk ka vend në Europë për një vend putinisit. Portalet e lejn pa gjumë. Shtypin e shkruar e ka nën kontroll tashmë prej kohësh Rama. Ai arriti ta censuronte deklaratën e kancelares Merkel. Përfaqësuesin e CDU-së e bëri njëri individual. Modeli putinist është rreziku real që ne kemi, e ripërsëris edhe një herë. Merkel dhe partia CDU jemi të lumtur që na ndihmon në zgjedhje, por 100 mijë azilkërkues nga kanë shkuar shtrojmë pyetjen? Si ka mundësi që një vend që do të hapë negociatat, kërkojnë të largohet 100 mijë azilkërkues. Nuk i shikon Merkel këto? Çfarë thonë sondazhet për klimën e biznesit. Gjermanët thonë që vendi i fundit që do të donin të investonin do të ishte Shqipëria. Kjo është e vërteta, po Rama i ka dalë borxhit shqiptarëve kur i ka thënë ju nuk keni parë asgjë akoma. Ka vetëm një përgjigje, në qershor të 2017-ës ky njeri duhet të largohet sepse ky njeri ka vrarë shpresën
”.

Ora 15:30-Berisha: Rama shkeli konsensusin, negociatat nuk hapen
"E filloi dhe mbaroi me fjalën e tij ndaj meje unë nuk do merrem me të sepse do të merrem me qytetarët. Për këta Shqipëria është fanari ndricues i Adrikatikut. Janë në pioskologjinë e etërve të tyre jetojnë me fantazinë e sëmurë të sukseseve imagjinare. Së pari raporti i KE është i qartë si drita e diellit dhe atë raport ja kanë lexuar në zyrë si duhet shokut Edi Rama, por unë du atë them se nëse raporti nxjerr prioritet më të parin Vettingun të cilin e bllokoi zotëria nuk mohon në asnjë rast asnjë nga prioritet e e caktuara dhe për këtë Merkel në konferencë dha mesazh për 5 prioritetet. Ramës, Metës, Bashës, por edhe mua më kanë informuar diplomatët se ekziston marrëveshje të cilin ky e ka shkelur për votimin 7 ligjeve në parlament. Edi Rama shkeli marrëveshjen sepse donte të kapte drejtësinë. Shkaku më themelor është varrosja e konsensusit nga ana e tij. Zotëria shkeli marrëveshjen dhe unë u bëj thirrje atyre që e disponojnë t’ua thonë edhe shqitarëve sepse e kanë detyrim. Rama ka shkelur marrëveshjen e votimit konsensual të ligjeve për të kapur drejtësinë.
Shqiptarët do flasin, po me ty negociatat nuk hapen. Kjo është e vërteta!
"

(Seanca Plenare, Pjesa 5)


(Seanca Plenare, Pjesa 4)


Ora 15:20 Bushati-Berishës: Mos u bëj zëdhënës i Lulit. Ndërhy e zhblloko Vettingun!
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nga ana e tij i është drejtuar deputetit Sali Berisha të mos bëjë zëdhënësin e Bashës, por të ndërhyjë e të zhbllokojë Vettingun.
“Nuk të shkon të bëhesh zëdhënës i Lulit. Nëse mund të bësh dicka zhblloko Vettingun. Zgjedhjet nuk ka nevojë të na i përmendë Merkel dhe Amerika ato janë kriter i Kopenhagen dhe janë prioritet për ccdo qeveri. Zgjedhjet janë termometri ynë. Ti i përmend zgjedhjet shpesh sepse si cdo autokrat i ke të deformuara marrëdhëniet me zgjedhjet. Vazhdon flet dhe keqpërdor dhe keqciton raportet tona me Serbnë, Greqinë, Turqinë. U bëre star i mediave ta huaja, bravo të qoftë. Qeveria e kryeministrit Rama për të tretin vit radhazi ka marrë notën 10 për fermat, por edhe për kursin dinamik e konstruktiv në rajon. Do apo nuk do ti qeveria e Ramës është partnerja e BE dhe Amerikës në këtë kënd të Europës Adriatike. Je deputet para se të merresh me rrenacakun dixhital shko në Prokurori. Ti nxjerr lajme me të pavërteta se cdo qeveri, habitem që i referohesh mediave më shumë se vetvetës”.

Ora 15:00 Rama sfidon PD: Hajde zbatojmë Vettingun e shohim, hapen apo jo negociatat
Edhe në daljen në foltoren e Kuvendit në orën 15:00, kryeministri Rama i mëshoi cështjes së Vetting. Rama sfidon PD-në dhe i kërkon që të nisin zbatimin e Vetting  dhe të shohin, do të celë apo jo KE negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

(Seanca Plenare, Pjesa 3)


"Tamam si ajo poema e realizmit socialist, ‘i lajthituri deri në dhimbje qesharak deri në madhështi’.
 Kam gjithmonë e më shumëpërshtypjen se duke folur për mua flet për veten. Gjëra që ndodhin këto po janë për biseda pranë zjarrit në një kohë tjetër. E para gjë që nuk besoj se ka shqiptar që se sheh është ngazëllimi i papërmbajtur i yti i djalit tënd në zyrë dhe i të gjithë atyre të tjerëve rreth e rrotull sa herë që krijohet një dyshim për këtë proces. Ky ngazëllim është problem Sali sepse nëse do të ishit të shqetësuar e trishtuar që shfaqet një dyshim që shton pikëpyetje atëherë edhe mund të besohej se e doni këtë proces. Sado përpiqeni të përfshini Kancelaren, zyra, deputet, informacione të fshehta fakti është që ju keni bllokuar Vettinguin dhe për kulturën tuaj ai është faktikisht fillimi i procesit, sepse ai nuk është thjesht të bësh ligje por edhe të monitorohesh në ligjzbatim.
Ne edhe pse nuk kemi filluar të negociojmë në procesin e legjislacionit jemi më të avancuar se Mali i Zi dhe Serbia që janë në negociata dhe ende duhet të përputhen me sistemin ligjor me ato standarte kur ju erdhët të gjithë me kartonin lart dhe kokën ulur. 5 prioritetet janë kritere, nuk janë kushte për hapjen e negociatave. Janë kritere që cdo vend i ka në tavolinë deri në ditën që behet vend anëtar në BE.

Janë 5 shtylla themelore të shtet ndërtimit të një vendi. Rekomandimi është shumë i qartë: kërkon të miratohet Vettingu.

Si ka mundësi që vazhdoni dhe përpiqeni që t’i bëni shqiptarët budallenj duke u thënë që Vettiungun e bllokojmë ne kur në Gjykatë Kushtetuese e cuat ju që jeni bashkë me gjykatësit e korruptuar të Shqipërisë. Kur Komisioni Venecias dhe një mendim kundër me tuajin thoni është përkthyer gabim. Ti përkthen gabim dhe je tamam si ajo shprehja, jep shpirt po nuk heq dorë por që të arrini të thonë është përkthyer gabim ligji është përtej të gjithave dhe tregon që u ka dal frika nga kontrolli. Ju thoni që BE e ka shkruar gabim anglishten dhe e kapët ti dhe ai me anglishten e UBUBU-shme. Të jedh i sigurt se në mes të dhjetorit, Gjermania do të jetë mbështetësja kryesore e Shqipërisë. Shqipëria do të marrë atë që i takon në këtë moment. Nuk i takon Shqipërisë që të kërkojë sot hapje negociatash pa filluar zbatimi i Vettingut. Do të thotë që ne as nuk e kemi kërkuar as e kërkojmë datën e hapjes së Negoaciatave në dhjetor sepse nuk duam asgjë që nuk na takon. Këto brockulla kanë një test, hajde të fillojmë zbatimin e Vettingut dhe nëse KE nuk do të konsiderojë hapjen e mëtejshme të negociatave jap llogari para opinionit publik.
Ju keni arritur rekord, keni bërë rrugë edhe kur keni ikur nga qeveria. Ju pëlqen s’iu pëlqen raporti i progresit është për cka ka bërë Shqipëria në këtë proces. Nuk ka turp më të madh që këtë proces ta merrni peng duke u justifikuar me përkthimin. Datën e hapjes së negociatave e vendosim ne duke zhbllokuar Vettingun. Je sot ti vetë bashkë me PD në pozita antikombëtar sepse të pengosh sot hapjen e negociatave kur komisioni kërkon të fillohet zbatimi i ligjit
". 

(Seanca Plenare, Pjesa 2)


Ora 13: 50 Vetingu, Rama: Bllokimin do ta paguani
Nga foltorja e Kuvendit kryeministri Rama ka deklaruar se opozita po pengon hapjen e negociatave me BE duke zvarritur Vettingun, por nuk do të ketë asnjë shans që ta bllokojë, pasi herët apo vonë Reforma në Drejtësi do të zbatohet plotësisht.
 
Rama deklaron se bllokimi i Vettingut nga PD vjen, pasi është e trembur nga dera e drejtësisë që do të hapet pas nisjes së zbatimit.
 
E ndërsa ka thumbur opozitën duke thënë se në kafe janë ndryshe, kryeministri tha se Vettingu do të bëhet, shtrihuni edhe në rrugë po të doni, por do ta paguani.
 
"Që ju nuk e doni Vettingun kjo dihej, por që ta arrinit të thonit që fajin e ka përkthyesi. Është një shprehje "I humbur në përkthim", por përkthimi ku keni humbur ju është rruga e ankthit nga reforma në drejtësi.
 
Largimi i gjykatësve të korruptuar hap derën për drejtësi. Bllokimi i Vettingut, mur për çeljen e negociatave, por prapë ju nuk keni shanse të ndaloni zbatimin e reformës, por do ta paguani si 'frëngu pulën' në zgjedhjet e ardhshme.
 
Shqetësohem që vonesa i lë faturë Shqipërisë, kjo është cështje e interesit kombëtar. Kjo që po bëni është anti-shqiptare, e bëni se jeni të trembur.
 
Është anti kombëtare që të pengosh zbatimin e Vettingut, një reformë që shqiptarët kanë 25 vite që e presin, tani duke bllokuar celjen e negociatave është kulmi, por ne do të vazhdojmë të financojmë reformën në këtë buxhet.
 
Vetëmohimi juaj do të vijë më shpejt nëse do të vazhdoni të bëheni barrë Shqipërisë, sikur keni kanë kaq hapur, më shumë se pushtuesit
" deklaroi Rama.



(Seanca Plenare, Pjesa 1)
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?