Vetingu, Bushati: Të shembet
kulla e paprekshme e drejtësisë

Vetingu, Bushati: Të shembet<br />kulla e paprekshme e drejtësisë
"Duhet të preket kulla e paprekshme e drejtësisë, pasi vendet anëtare mbështetën rekomandimin për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian me mirëkuptimin, që të zbatohet ligji i Vettingut".
 
Kështu u shpreh ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, njëherë koordinator i PS për qarkun e Shkodrës gjatë vizitës në kryeqendrën e Veriut ditën e sotme.
 
Bushati akuzoi Partinë Demokratike se ka vendosur që të bllokojë ligjin më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi duke u bërë palë me korporatën e drejtësisë.
 
"PD ka vendosur të bëhet palë me korporatën e drejtësisë. Duhet preket kulla e paprekshme e drejtësisë" deklaroi ai gjatë takimit me strukturat e PS në Shkodër.
 
Përsa i përket procesit të integrimit Bushati tha se Shqipëria është peng i kalendarit të zgjerimit.
 
"Ne jemi peng i kalendarit të BE sa i përket zgjerimit. BE i ka kërkuar KE të përfshihet në dialog për cështjen e Reformës në Drejtësi".

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian ranë dje dakord me rekomandimin e Komisionit europian për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)