Vetingu, Bylykbashi: Miratimi i ligjit
para 11 gushtit, gafë dhe provokim 

Vetingu, Bylykbashi: Miratimi i ligjit<br />para 11 gushtit, gafë dhe provokim 
Kryenegociatori i Partisë Demokratike për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas deklaratës së Fatmir Xhafës se opozita po bojkoton procesin duke deklaruar se PD është e gatshme të kontribuojë me konsensus, por miratimi i ligjit të Vettingut këtë javë do të ishte gafë sipas tij.
 
"Opozita është e gatshme të kontribuoje me konsensus, tani! Ekspertet e saj po punojnë me intensitet mbi draftin që Kryetari i Komisionit shpërndau vetëm mbrëmë në ora 22:20 të datës 26 korrik, ndërkohë pretendonte të bënte mbledhje sot. Imagjinoni c'transparencë ka ky proces, transparencën e errësirës, të faktit të kryer dhe afateve ultimative.
 
Opozita po punon për të përmbyllur ligjin e vetting-ut. Por të pretendosh që Parlamenti mund të miratoje ligjin këtë javë pa hyrë në fuqi amendamentet kushtetuese më datë 11 gusht, është një gafë që as ai qe ka mbaruar juridikun pa shkëputje nga puna dhe natën, nuk e bën. Pra është provokim politik për konsum mediatik"deklaroi ai.


Në fund të reagimit, Oerd Bylykbashi i kujton Xhafës se duhet me patjetër konsensus, pasi "Komisioni ka 5 antarë  të mazhorancës dhe 5 të opozitës, pra është histori konsensusi dhe jo protagonizmi kryetarësh"tha ai.


Deklarata e plotë
Lexova sot nje reagim te Kryetarit te Komisionit te Reformes ne Drejtesi. Normalisht dikush do te habitej pse ftesa jone per konsensus i nervozon perfaqesuesit e mazhorances. Ne fakt "pse"-ne e kupton kushdo me arsye; thjesht nuk e duan sepse u prish hesapet qe nisen me kohe por qe ua prishen Opozita, Komisioni i Venecias, propozimi hibrid i zj. Nuland, letra e Komisionerit Hahn dhe votimi me konsensus me 22 korrik.

Opozita eshte e gateshme te kontribuoje me konsensus, tani! Ekspertet e saj po punojne me intensitet mbi draftin qe Kryetari i Komisionit shperndau vetem mbreme ne ora 22:20 te dates 26 korrik, nderkohe pretendonte te bente mbledhje sot. Imagjinoni c'transparence ka ky proces, transparencen e erresires, te faktit te kryer dhe afateve ultimative.

Opozita po punon per te permbyllur ligjin e vetting-ut. Por te pretendosh qe Parlamenti mund te miratoje ligjin kete jave pa hyre ne fuqi amendamentet kushtetuese me date 11 gusht, eshte nje gafe qe as ai qe ka mbaruar juridikun pa shkeputje nga puna dhe naten, nuk e ben. Pra eshte provokim politik per konsum mediatik.

Ftese: durim, gatishmeri per konsensus, vullnet pozitiv dhe respekt i kushtetutes! Sa per kujtese, komisioni ka 5 antare te mazhorances dhe 5 te opozites, pra eshte histori konsensusi dhe jo protagonizmi kryetaresh.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv